Lajme Zone
Sondazhi/ A duhet të shkojë të gjykohet Erion Veliaj?
PolitikëCNA

Sondazhi/ A duhet të shkojë të gjykohet Erion Veliaj?

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj prej 1 viti e 5 muaj nuk shkon të gjykohet.

Veliaj ka frikë të përballet me drejtësinë, me provat dhe faktet që janë gjetur nga prokurorët të cilat kanë çuar në akuzat për korrupsion, në 9 raste, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Prej një viti e 5 muaj, çështja është dërguar në gjykatë dhe Erion Veliaj shtyn pambarimisht gjyqet.

Duke pasur parasysh këtë fakt, CNA përmes një sondazhi pyet qytetarët: A duhet të shkojë të gjykohet Erion Veliaj? A duhet të shkojë të gjykohet Erion Veliaj? PO JO NUK E DI Në anketim janë tre përgjigje që mund të zgjidhen për të treguar qëndrimin ndaj kësaj pyetje: PO, JO, NUK E DI.

Zvarritjet e proceseve gjyqësore vijojnë prej një viti e 5 muajsh, që prej korrikut të vitit 2025.

Për Veliajn janë dorëzuar 61 mijë faqe që provojnë me fakte akuzat e ngritura nga prokurorët ndaj tij.

Erion Veliaj që prej ditës që është arrestuar i ka ikur përballjes me drejtësinë dhe ka dirigjuar sulme të njëpasnjëshme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve duke përdorur mediat shërbëtore të paguara nga vëllai i tij apo nga inceneratorët.

Skemat e tij të sulmeve kanë shkuar deri në lobime qindra mijëra dollarëshe, duke mbushur raporte me mashtrime dhe gënjeshtra të cilat janë zbërthyer të gjitha duke nxjerrë në dritë skenarët e kryebashkiakut dhe mediave të paguara prej tij për të ushtruar presion ndaj drejtësisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.