Lajme Zone
Socializimi: Për një tru më të shëndetshëm gjatë plakjes
TeknologjiSyri

Socializimi: Për një tru më të shëndetshëm gjatë plakjes

Imagjinoni të shkoni te mjeku për shkak të problemeve me kujtesën dhe, në vend të ilaçeve, të dilni prej andej me një “recetë” për të kaluar më shumë kohë me miqtë.

Imagjinoni të shkoni te mjeku për shkak të problemeve me kujtesën dhe, në vend të ilaçeve, të dilni prej andej me një “recetë” për të kaluar më shumë kohë me miqtë. Një studim i ri sugjeron se “dozat” e rregullta të angazhimit shoqëror mund ta ndihmojnë trurin e të moshuarve të plaket më shëndetshëm.Lexo edhe:Kjo dietë ndihmon në humbjen e peshës pa numëruar kaloritë dhe pa reduktuar ushqimin Aktivitete si loja bingo, takimet në kishë apo një dalje në kinema mund të jenë një lloj “ilaçi” mbështetës për funksionimin e trurit, raportuan studiuesit me 12 gusht në revistën Alzheimer's & Dementia: The Journalof the Alzheimer's Association. Nivelet më të larta të angazhimit shoqëror u lidhën me një plakje më të ngadaltë të trurit dhe aftësi më të mira njohëse te më shumë se 6000 të moshuar. Pjesëmarrësit ishin pjesë e një studimi amerikan mbi shëndetin dhe plakjen. Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor që vlerësonte përfshirjen e tyre në nëntë lloje aktivitetesh shoqërore. Këtu përfshihej nëse ishin të martuar, nëse jetonin me persona të tjerë, nëse drejtonin automjet për të shkuar diku, nëse dilnin për argëtim, merrnin pjesë në klube ose kurse, ndiqnin shërbesat fetare, vizitonin familjarë dhe miq, punonin me pagesë apo bënin punë vullnetare. Studiuesit zbuluan se të moshuarit me një jetë shoqërore më aktive kishin kujtesë më të mirë dhe ishin më të aftë të mendonin, të organizonin dhe të planifikonin. Sa më shumë përfshiheshin në aktivitete shoqërore, aq më të mëdha ishin përfitimet e tyre njohëse. Studiuesit thanë se përfshirja e këtyre aktiviteteve mund të forcojë efektet e programeve të tjera për një plakje të shëndetshme, si kurset SilverSneakers dhe nismat që u mundësojnë të moshuarve të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre. “Duke lidhur sjelljet shoqërore të matshme me sisteme të caktuara të trurit dhe shëndetin afatgjatë të aftësive njohëse, ky studim ofron një bazë biologjike për rekomandimin e aktiviteteve shoqërore”, tha studiuesja kryesore, doktoresha Cynthia Felix, në një deklaratë për shtyp. Ajo është studiuese pasdoktorale në psikiatri dhe geriatri në Universitetin e Pitsburgut, në Pensilvani. Studiuesit thanë se studimi mund të ndihmojë në zhvillimin e zgjidhjeve të reja për rreth 78 milionë njerëzit që pritet të vuajnë nga demenca deri në vitin 2030. “Studimi i ndihmon mjekët dhe komunitetet të rekomandojnë aktivitete të caktuara shoqërore si pjesë e plakjes së shëndetshme dhe parandalimit të demencës”, tha Felix. /US News – Syri.net