Lajme Zone
“Socialistët vranë me një gur disa zogj”, Spahiu në ‘Top Story’: Votuan reformën dhe eklipsuan opozitën me zërat kundërshtues brenda vetes
PolitikëTop Channel

“Socialistët vranë me një gur disa zogj”, Spahiu në ‘Top Story’: Votuan reformën dhe eklipsuan opozitën me zërat kundërshtues brenda vetes

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma, komentoi debatin që rrethoi Reformën Territoriale, që u kulmua me votimin e saj në Kuvend me 85 vota pro.

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma, komentoi debatin që rrethoi Reformën Territoriale, që u kulmua me votimin e saj në Kuvend me 85 vota pro. Sipas Spahiut socialistët me një gurë vranë disa zogj. Juristi shprehu se PS me miratimin e ‘Territoriales’ fitoi zgjedhjet e 2029-ës, pasi sipas tij do jenë në gjendje të fitojnë 90% të bashkive, që do jetë një pozicion i fortë për t’i paraprirë zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

Ai shtoi se duke i dhënë vëmendje kundërshtimeve të Braçes apo Spiropalit, socialistët arritën të eklipsonin opozitën.

“Unë kam një skenar tjetër për atë që ndodhi. Është krejtësisht jo serioze në pak vite ndryshojnë jo sikur janë në Shqipëri, por në Kinë. Shqipëria është 2 milion banorë, është një lagje e Londrës, që do të thotë është thjeshtësisht e menaxhueshme.

Tani këta shkojnë në ekstreme, ose pak, ose shumë. Kemi një politikë bipolare, pas pak vitesh do ketë ndryshime të tjera.

Gjermania ka mbi 10 mijë komuna, Franca ka mbi 8 mijë komuna. Tani shqiptarët në civilizimin e tyre, janë një popull që duan në kryeplak, apo duan vetëqeverisje?

Unë jam për më shumë komuna, edhe pse historia ka treguar se ka patur kryetarë që nuk dinë të shkruajnë, janë analfabet. Ky është i vetmi parim ku ndahem nga pasja e shumë komunave apo bashkive.

Nga ana tjetër kanë fituar disa beteja. Duke nxjerrë Braçen dhe Spiropalin, eklipsuan opozitën. Socialistët e krijuan opozitën brenda vetes. Rama nuk ka humbur asgjë nga ky debat, fitoi me opozitën se e eklipsoi, fitoi me deputetët e vet sepse i tha, nëse doni të ikni shikoni Braçen, fitoi me europianët sepse ishte proces 4 muaj, debat Boçi-Mazniku dhe në fund europianët nuk i thanë asgjë mazhorancës, që këtu ‘stop’ se duhet të përfshihet dhe opozita se nuk bëhet reforma vetëm.

Rama testoi, hodhi zërat kundra, ecte një hap, një hap, dhe në fund nuk fitoi thjeshtë një votim, fitoi zgjedhjet e 2029. Sepse me ndarjen e re fiton mbi 90% të bashkive dhe duke shkuar në zgjedhje parlamentare me kaq shumë bashki, historia tregon që ka gjasa të mëdha që t’i fitosh zgjedhjet.

Problemi tani është që nuk ka as alternativë, sepse edhe unë jam dhe vetë skeptik për ndarjen në kaq pak bashki, por më shqetëson edhe mungesa e një alternative dhe ndarje logjike territoriale nga pala tjetër”, u shpreh Spahiu. Top Channel