Lajme Zone
“S’më impononi dorëheqjen”, Rama fton sërish në dialog protestuesit: Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në BE, s’e tradhtoj besimin e shqiptarëve
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“S’më impononi dorëheqjen”, Rama fton sërish në dialog protestuesit: Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në BE, s’e tradhtoj besimin e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, siç e ka cilësuar ai.

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, siç e ka cilësuar ai. Ndërsa prezantoi dhe shtjelloi 6 pikat e kësaj pakete, Rama u ndal edhe te kërkesa për dorëheqjen e tij, duke thënë se kjo nuk mund t’i imponohet në asnjë formë, teksa sërish bëri thirrje për dialog.

“Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, është e drejta e tij ta thotë apo ta kthejë në protestë këtë. Unë jam i gatshëm të ulem dhe të dëgjoj këdo që do të më parashtrojë kërkesat, sepse besoj se kush kërkon dorëheqjen time gabon duke menduar që mund të imponohet me dhunë apo formë tjetër, por nuk mendoj se ka gabim për çdo gjë që thotë apo mendon”, tha Rama.

“Më keni votuar ose jo, unë nuk e kam tradhtuar misionin për të cilin më ka dhënë besën shumica dhe nuk do ta tradhtoj kurrë besimin e asnjë shqiptari që e do Shqipërinë më të mirë dhe që e do flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut në radhë me flamujt e tjerë në BE”, e mbylli fjalën Rama. 11:08

Nga regjistri elektronik për protestuesit e dhunshëm te ligji i posaçëm për dëmshpërblimin e bizneseve, Rama prezanton paketën e re ligjore: Edhe këtë flamë do ta shuajmë

Politikë Top Channel