Një video e filmuar gjatë stuhisë së fuqishme të rërës që goditi Rio de Janeiron në Brazil është bërë virale në rrjetet sociale, pasi tregon një burrë që qëndron mbi një tarracë, ndërsa përballet me erërat e forta sikur po sfidonte vetë natyrën.
Pamjet, të shpërndara gjerësisht në platforma të ndryshme, kanë nxitur mijëra komente dhe meme. Në rrjetet sociale, shumë përdorues bënë shaka me qëndrimin e tij, duke thënë se po sillej sikur po "komandonte" stuhinë, ndërsa të tjerë e konsideruan një veprim të rrezikshëm vetëm për të tërhequr vëmendje.
Videoja është regjistruar në momentin kur rajone të ndryshme të Rio de Janeiros u goditën nga erëra shumë të forta. Sipas mediave braziliane, në disa zona shpejtësia e tyre kaloi 100 km/h, duke shkaktuar rrezik për rrëzim pemësh, dëmtime të çative dhe incidente të tjera.
Edhe pse burri nuk raportohet të ketë pësuar lëndime, veprimi i tij është kritikuar nga shumë komentues, të cilët e konsideruan të panevojshëm dhe të rrezikshëm, pasi qëndrimi në vende të larta gjatë kushteve të tilla atmosferike mund të ketë pasoja serioze.
Ndërkohë, autoritetet e Mbrojtjes Civile u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin pranë pemëve, strukturave metalike dhe në vende të ekspozuara gjatë erërave të forta, pasi mjaftojnë pak sekonda që situata të kthehet në një aksident. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

