Lajme Zone
Skema mbështetëse për fermerët/ Salla: Kemi filluar me pagesat, ulet pragu i përfitimit për fermerët
EkonomiABC News Albania

Skema mbështetëse për fermerët/ Salla: Kemi filluar me pagesat, ulet pragu i përfitimit për fermerët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka njoftuar fillimin e shpërndarjes së pagesave për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e AZHBR-së, e cila financohet 100% nga buxheti i shtetit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka njoftuar fillimin e shpërndarjes së pagesave për fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e AZHBR-së, e cila financohet 100% nga buxheti i shtetit.

Kjo skemë përfshin masa të reja mbështetëse për sektorin e bletarisë dhe blegtorisë, duke mundësuar për herë të parë financimin e staneve të lëvizshme të pajisura me panele diellore dhe kushte moderne të sigurisë ushqimore.

Për t’u ardhur në ndihmë një numri më të madh fermerësh, qeveria ka ulur pragun e përfitimit nga 100 në 50 krerë dhe po zbaton programin e ri “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Këto politika bazohen drejtpërdrejt në kërkesat e marra nga takimet e zhvilluara me vetë fermerët në terren. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Nga Skema Kombëtare, e gjitha kjo lidhet me atë se çfarë thamë më parë, ku ne dëgjuam dhe takuam fermerë dhe më pas nisi me ndërtimin e Skemës Kombëtare. Më pas aplikuan, u përshtatën, futëm disa skema të reja, për bletarinë, qoftë për stanet në fusha dhe në male dhe disa programe të tjera që ne i lidhëm sipas kërkesave të fermerëve. Tani është faza që ne kemi filluar me pagesat e tyre, ku duhet të vazhdojë hap pas hapi me pagat e tyre. Programi i AZHBR-së është një program i mbështetur 100% në buxhetin e shtetit dhe janë paratë e tyre. Është një moment që mund të them, që qeveria ka ndërmarrë edhe një hap tjetër, ku programin “Dyfisho ndërmarrjen tende” është një program duke ecur dhe duke ndihmuar fermerët. Për stanet, ne vendosëm për herë të parë stane që janë të lëvizhshëm, që mund të kenë, një kontinier të lëvizshëm, rrethimin e gjithë ambientit, tankerat e inoksit që do të duhen për rrethimin e gjithë ambientit për sigurinë ushqimore, panele diellore. Kemi rritur mbështetjen për krerët, ulëm pragun e përfitimin, nëse përfitonin me 100 krerë, tani përfitojnë me 50. Kemi krijuar hapësirën që të gjithë të jenë pjesë e përfitimit dhe të mbështetjes tonë”, tha Salla. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEmisioneToka Jonë Andis SallafermerëtMinistri i Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralSKEMA KOMBETAREsubvencionetoka jone