Janë shpallur fituesit e parë të skemës kombëtare për vitin 2026. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural njofton fermerët që kanë aplikuar për skemat mbështetëse në blegtori dhe bletari, që të kontrollojnë statusin e aplikimit dhe të plotësojnë dokumentet nëse u kërkohet. Rreth 21 mijë blegtorë dhe bletarë janë kualifikuar në këtë fazë të parë, dhe referuar shifrave të kësaj agjencie, numri më i lartë i përfituesve është tek tufat e të imtave dhe te mbarështimi i bletarisë. Më konkretisht janë 7,234 aplikime për bagëti të imta të kualifikuara, ndjekur nga 7 mijë fitues në bletari, më pas 6,661 aplikime të kualifikuara për tufat e lopëve, dhe vetëm 269 aplikime të kualifikuara për mbarështimin e dosave. AZHBR iu bën thirrje fermerëve të kualifikuar, që nëse u kërkohet të plotësojnë dokumentacionin, ta paraqesin atë brenda 20 ditëve, në të kundërt mund të skualifikohen. LEXO EDHE:Rreth 400 hektarë sera në Dimal, fermerët: S’kemi leverdi, është rritur kostoja! Perimet shiten me çmim të ulët Ndërkohë, aplikimet për masat mbështetëse në bujqësi, si për të mbjellat, për fermat organike, për sera, peshkim apo edhe për skemat e investimeve, ende janë në proces verifikimi dhe pritet që fituesit të shpallen në vijim. Në total janë 42,728 fermerë aplikuan në Skemën Kombëtare, ku rekordin e mbante Fieri, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora. Së fundmi, ministri i Bujqësisë, Andis Salla sqaroi për Report Tv se vlera që kërkohet nga aplikimet e bëra është 7 miliardë lekë nga 5.2 miliardë lekë që është skema e këtij viti. Më shumë para kërkohen nga blegtoria gati 3.3 miliardë lekë dhe nga bletaria 1.1 miliardë lekë. Por shifra finale se sa do të kushtojë skema e këtij viti, pritet të bëhet e ditur pasi të mbyllen i gjithë procesi i verifikimit të aplikimeve, shpalljes së fituesve dhe plotësimeve shtesë me dokumentacion nga fermerët. SI.E./Shqiptarja.com TAG: fermerët bujqesia Ministria e bujqësisë skema kombetare e bujqesise Komento Komente Sondazhi i ditës:
20 Korrik, 07:09
Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64% I gabuar 27.9% Nuk e di 8.1% Vota total: 4054 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09 Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

