Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përmes një reagimi zyrtar të bërë pak më herët ka hedhur poshtë mashtrimet e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe avokatit të tij, Plarent Ndrecës. Burgjet hedhin poshtë mashtrimet e Veliajt dhe Ndrecës
20 Nëntor, 17:14 Në reagimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhet se situata shëndetësore e Veliajt është ndjekur nga strukturat përkatëse, që në momentin e pranimit në burgune e Fierit, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për vlerësimin dhe trajtimin e problemit me këmbën, ashtu siç ka raportuar dhe CNA. (Lexo këtu).
Më tej në reagimin e Burgjeve thuhet se "pas ekzaminimit klinik dhe shqyrtimit të dokumentacionit imazherik, mjekët kanë rekomanduar kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale jo emergjente, duke konfirmuar mundësinë e realizimit të saj pranë Spitalit Memorial Fier".
Ndërkohë kanë bërë gjithashtu me dije se, ashtu siç CNA njoftoi më herët, gjatë këtij konsultimi, Veliaj nuk ka shprehur kundërshtime por ka qenë bashkëpunues lidhur me mundësinë e realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale pranë këtij spitali. Zbulohet skema/ Ja si Spitali Kontinental dhe deputeti socialist kërkojnë të bllokojnë gjyqin ndaj Veliajt
20 Nëntor, 16:40 Vetë Veliaj madje ka qenë dhe falenderues.
Ndërkohë mediat janë mbushur me lloj lloj zhurmash dhe gënjeshtrash se nuk i jepet shërbim, nuk dërgohet të bëjë grafinë apo nuk i jepen përgjigjet. Këto janë mashtrime që bëhen publikisht në mënyrë të përsëritur dhe nga avokati i tij, Plarent Ndreca me qëllim manipulimin e situatës me spitalet për të përfituar sa më shumë nga afatet e paraburgimit. Ndërkohë CNA është e vetmja media që ka zbërthyer skenarin e Veliajt dhe avokatit të tij të pandehur që po kërkojnë që ta kalojnë gjithçka në spital, një muaj, dy apo tre dhe skema në këta muaj është përballë gjykatës, GJKKO-së. Talljet e Veliajt me drejtësinë
17 Nëntor, 12:23 Erion Veliaj po kërkon ta përdorë thyerjen e këmbës së tij për të qëndruar në spital, për të fituar sa më shumë kohë dhe në këtë rast nuk pezullohen dhe afatet e paraburgimit.
Kryebashkiaku ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, nuk ka hallin e shëndetit, por ka hallin e gjyqit dhe mos përballjes me drejtësinë siç ka bërë prej 14 muajsh. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

