Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Takimi do të zhvillohet në orën 08:30 dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm edhe ministra që mbulojnë sektorët e sigurisë, si dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare. Thirrja e Këshillit vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për çështjen, kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimi është në kompetencën e drejtësisë. Në të njëjtën kohë, ai ka nënvizuar përgjegjësinë e shtetit për garantimin dhe mbrojtjen e institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Begaj skanmdali tek shish

