Lajme Zone
Skandali/ Rama i dha 4.2 mln euro Kanye West, QSUT kërkon donacione për blerjen e pajisjeve
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali/ Rama i dha 4.2 mln euro Kanye West, QSUT kërkon donacione për blerjen e pajisjeve

Denoncimi është bërë publik nga gazetari Osman Stafa, i cili ka publikuar edhe dokumentin zyrtar të QSUT-së, ku spitali shpall kërkesën për donacione për blerjen e dhjetëra pajisjeve të nevojshme për trajtimin e pacientëve.

Urgjenca e QSUT Nuk kanë fund bëmat e qeverisë... Ndërsa qeveria shqiptare vendosi të financojë me 4.2 milionë euro koncertin privat të reperit amerikan Kanye West, spitali më i madh publik në vend, Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), u është drejtuar qytetarëve me një thirrje për donacione, pasi i mungojnë pajisjet bazë mjekësore.

Denoncimi është bërë publik nga gazetari Osman Stafa, i cili ka publikuar edhe dokumentin zyrtar të QSUT-së, ku spitali shpall kërkesën për donacione për blerjen e dhjetëra pajisjeve të nevojshme për trajtimin e pacientëve.

"QSUT u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të bëjnë donacione që të blejnë pajisje mjekësore. Ndërsa shteti shqiptar financon 4 miliardë lekë një koncert privat. A ka absurditet më të madh? Spitali u kërkon lekë qytetarëve, shteti i çon lekët te spektakli. E frikshme", shkruan Stafa. QSUT kërkon donacione Në dokumentin e publikuar, QSUT bën thirrje për mbështetje me pajisje të domosdoshme si 28 kompjuterë, printerë, fotokopje multifunksionale, respiratorë, laringoskopë, defibrilatorë, monitorë pacienti, elektrobisturi, videolaringoskopë, EKG, mikroskop kirurgjikal, Holter ritmi dhe Holter presioni, mes shumë pajisjeve të tjera.

Në njoftim thuhet se këto pajisje nevojiten për përmirësimin e shërbimit dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve, duke i bërë apel publikut të kontribuojë. Kontrasti vjen në një kohë kur financimi prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West ka shkaktuar debat të fortë politik.

Qeveria ka mbrojtur vendimin, duke argumentuar se bëhet fjalë për një investim në turizëm dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë, me pritshmërinë që eventi të gjenerojë të ardhura shumë më të mëdha për ekonominë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se koncerti "do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale" dhe se shuma e akorduar nuk është shpenzim, por një investim që do të rikthehet përmes rritjes së turizmit dhe konsumit.

Nga ana tjetër, opozita e ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Kulturës, Blendi Gonxhja, duke i akuzuar për "Shpërdorim detyre" dhe "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike". Sipas Partisë Demokratike, fondi rezervë i shtetit nuk mund të përdoret për financimin e një koncerti privat, por vetëm për raste emergjencash, fatkeqësish natyrore apo situata të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, dokumenti i QSUT-së ka rikthyer në qendër të debatit gjendjen e sistemit shëndetësor publik, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, në një kohë kur spitali universitar kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar pajisje bazë për trajtimin e pacientëve.qsut urgjenca 2 Komente J Jeta 13 Korrik 2026, 18:08 Per jevgun ardhacak ne Shurrel, shqiptaret nuk jane qenje njerzore.

Edhe sa kohe u duhet shqiptarve te zgjohen masivikosht nga gjumi me endrra te ripjelljes? Përgjigjjuni E Emigranti 13 Korrik 2026, 20:46 Ska problem. Sa për pacientët, le të dëgjojnë këngët e gabelit e të shërohen. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pjesëmarrja në funeralin e Khameneit u manipulua? AFP zbulon pamjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale! 13 Korrik 2026, 17:3417:34Aktualitet Nga Tirana në Athinë: Shqiptarët kërkojnë një ndryshim të vërtetë pas 36 viteve zhgënjim 13 Korrik 2026, 17:1817:18Aktualitet GJKKO i kthen sërish SPAK-ut dosjen e ish-kryebashkiakut Elvis Roshi: T'i saktësohet akuza! 13 Korrik 2026, 16:3916:39Aktualitet Avokati i Popullit kontroll blic në burgun e Shënkollit: Duhet të ishte spital me siguri të lartë, jo burg me dy psikiatër 13 Korrik 2026, 16:3716:37Aktualitet UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00 13 Korrik 2026, 14:5814:58Aktualitet I akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, Ilir Selmanaj paraqitet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie 13 Korrik 2026, 14:3514:35Aktualitet