Pedagogja Ilirjana Kuçana, e ftuar në News24 komentoi skandalin në SHISH, ku u arrestua ish-drejtuesja e institucionit Vlora Hyseni. Kuçana shprehet se Hyseni nuk u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Ajo shtoi se Rama e mori Vlora Hysenin nga Kosova dhe e solli në Shqipëri, edhe pse e dinte se ishte shkarkuar nga shërbimet informative atje. Kuçana ngriti pyetjen sesi e ka marrë certifikatën e sigurisë Hyseni dhe nënshtetësinë kaq shpejt, duke thënë se Rama duhet të japë përgjigje. Ilirjana Kuçana: Vlora Hyseni në krye të SHISH nuk u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Është mister sesi kjo zonjë ka arritur të marrë certifikatën e sigurisë kaq shpejt dhe nënshtetësinë. Rama të japë llogari për këto. Kjo nuk është histori rozë, por shqiptarëve iu intereson që sekretet shtetërore del në shërbim të krimit. Nuk është vetëm SHISH në këtë derexhe, por edhe institucione të tjera, duke e kthyer Shqipërinë në një vend ku pastrohen paratë, ku krimi bën kërdinë. Shqipëria duhet të kthehet në shinat e demokracisë. Jemi e duhet të jemi në luftë të hapur me krimin e organizuar. Shteti ka rënë dhe shqiptarët duhet të ikin fatkeqësisht jo ditën, por natën, sepse situata është kritike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kucana shish Vlora Hyseni
