Lajme Zone
Skandali në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut, gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 mld lekë
PolitikëBalkanWeb

Skandali në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut, gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 mld lekë

Zhdukja e 700 milionë lekëve, para të pensionistëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ishte një nga skandalet që tronditi institucionin. Por tashmë, një tjetër audit financiar ngre alarmin për një gropë financiare që arrin në 3.6 miliardë lekë. Një shifër marramendëse që tregon se pikëpyetjet mbi administrimin e parave në këtë institucion janë shumë më të mëdha.

Zhdukja e 700 milionë lekëve, para të pensionistëve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ishte një nga skandalet që tronditi institucionin. Por tashmë, një tjetër audit financiar ngre alarmin për një gropë financiare që arrin në 3.6 miliardë lekë. Një shifër marramendëse që tregon se pikëpyetjet mbi administrimin e parave në këtë institucion janë shumë më të mëdha. Mësohet se këtij hendeku i shtohen edhe mungesa të lidhura me pagesat e Hipotekës. Kjo çështje tashmë është dërguar në SPAK për hetim. Skandali nuk është i ri, pasi që nga korriku 2026, kontrollet kishin evidentuar parregullsi të rënda financiare, duke çuar në shkarkimin e drejtoreshës së filialit dhe kallëzime penale. Raportimet e fundit ngrejnë dyshime për një problem shumë më të madh, duke lënë të hapura pyetje se si mund të zhduken miliarda lekë nga një institucion shtetëror pa u vënë re. Kush i administronte këto fonde? Kush firmoste dhe kontrollonte bilancet? Ironia është se qytetarët kërkohen të justifikojnë çdo qindarkë, ndërsa brenda institucioneve publike dyshohet se miliardat humbasin pa lënë gjurmë. Tani, SPAK duhet të zbulojë jo vetëm ku kanë përfunduar këto para, por edhe kush mban përgjegjësi për kontrollin e tyre. Kur në Postën Shqiptare humbasin 3.6 miliardë lekë, pyetja nuk është më ku është pakoja, por ku është shteti! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Vjedhja e 700 mln lekëve në Postën e Durrësit/ SPAK regjistron dosjen, Elisabeta Mataj nesër para gjykatës. Do të hetohet edhe roli i deputetes së PS, Etleva Budini Etiketa: Elisabeta Mataj etleva budini Posta e Durresit