Lajme Zone
Skandali në Bashkinë e Pustecit/ Institucioni që duhet shkrirë
PolitikëCNA

Skandali në Bashkinë e Pustecit/ Institucioni që duhet shkrirë

Një skandal është shënuar një ditë më parë në Pustec, ku g...

Një skandal është shënuar një ditë më parë në Pustec, ku gjatë një aktiviteti të organizuar ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk është ekzekutuar himni shqiptar, por vetëm ai maqedonas. Kjo është hera e dytë që himni shqiptar nuk ekzekutohet në të tillë aktivitet. Skandal në bashkinë shqiptare/ Nuk respektohet himni kombëtar në vizitën zyrtare

20 Gusht, 19:23 Ndërkohë pas skandalit, kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, duke u munduar të justifikohet në mënyrë qesharake, thoshte se ndihej keq për çfarë kishte ndodhur dhe se bashkia nuk ishte pjesë e organizimit, por ishte e ftuar.

Por në qoftë se kryetari i bashkisë ndihej keq, pse nuk ndërmori masa dhe të ndërpriste ceremoninë, në mënyrë që të ekzekutohej himni shqiptar? Çfarë është kjo bashki me 1500 votues, enklavë autoktonë ku nuk luhet himni shqiptar? Me çfarë të drejte nuk ekzekutohet himni shqiptar në trojet e Shqipërisë, kush e bën këtë?

Ky është pikërisht rasti që kjo bashki duhet të shkrihet, sepse janë kthyer në struktura pseudonacionaliste që nuk i shërbejnë miqësisë midis dy vendeve, por i shërbejnë ndarjes dhe konfliktit.

Dhe fakti që ka ndodhur ngjarja e djeshme, e cila është e përsëritur në prani të zyrtarëve, të kryetarit të bashkisë, ku Shqipëria trajtohet si një shtet leckë, si një han pa porta, është rasti për t'i vënë me shpatulla pas murit.

Bashkia e Pustecit duhet të shkrihet, pikërisht jo vetëm për atë që bëri dje, por se s'mund të ketë Shqipëria luksin të paguajë administratë për 1,500 banorë dhe kryetarë bashkie që nuk respektojnë as himnin kombëtar.

Takime të tilla ndërkombëtare e kanë në protokoll vendosjen e himnit të të dyja vendeve, dhe kjo duket se është e qëllimshme për shkak se nuk ka ndodhur vetëm një herë, por është e përsëritur. Aktiviteti tani organizohet në emër të një shoqate, që duhet të mbajë përgjegjësi penale, përfshirë këtu edhe kryetarin e bashkisë dhe këdo tjetër që ishte pjesë e këtij skandali. Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec/ Reagon Ministria e Jashtme 21 Gusht, 11:33 Për të mos thënë që Ministria e Jashtme duhet të dalë me një tjetër reagim dhe të shpallë “non grata” personat përgjegjës të skandalit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.