Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga transmetimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit të organizuar në prag të “Forumit të Zgjerimit” në Bruksel.
Kos ka theksuar se muzika e luajtur nuk përfaqëson qëndrimet e Komisionit Evropian.
“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.
Jemi të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë në të kaluarën. Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, deklaroi Kos. Scandalous: Serbian nationalist song against Kosovo performed on the eve of the EU Enlargement Forum, led by Marta Kos
— Muhamet Hajrullahu (@MetiHajrullahu) November 15, 2026 Skandali në Forumin e BEKënga “Sa Kosova zora sviće” në shqip “Nga Kosova zbardh agimi” – e njohur edhe si “Oj Kosovo, Kosovo”, u krijua në vitin 1989 nga këngëtari dhe kompozitori serb, Lubomir Manasijeviç.
Sipas rrëfimit të autorit për gazetën serbe “Večernje novosti”, kënga u frymëzua nga përjetimet e tij gjatë shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në Manastirin e Graçanicës, në qershor të vitit 1989.
Teksti ndërthur referenca ndaj historisë mesjetare dhe trashëgimisë fetare serbe, me pretendime për përkatësinë territoriale të Kosovës.
Në një nga vargjet thuhet: “Ne damo te Kosovo” – “Nuk të japim, Kosovë”, ndërsa në një tjetër Kosova paraqitet si tokë që u ka takuar gjithmonë serbëve dhe është trashëguar nga të parët.
E përshkruar si patriotike në mediat serbe, kënga përmban kështu edhe mesazhe nacionaliste që kundërshtojnë heqjen dorë nga Kosova.
Ajo u krijua në kohën e ngritjes së nacionalizmit serb nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit.
Ju rikujtojmë se sot në Bruksel, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kanë mbledhur përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve kandidate për anëtarësim, në kuadër të Forumit të dytë të Zgjerimit të BE-së, me temë “Europa më e gjerë – Europë më e fortë”.
Në këtë aktivitet merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të lartë të Ukrainës.
Forumi, i organizuar nga Ursula von der Leyen dhe Marta Kos, synon të përcaktojë drejtimet e ardhshme të procesit të zgjerimit dhe mënyrën se si Bashkimi Europian mund të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, pa cenuar funksionimin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij institucionale./ Pamfleti.netskandali me këngën serbe për kosovën 6 Komente T Tony 16 Nëntor 2026, 11:07 Ua kam thene 1 milion here qe Eurokurva karakurve ka qene per ne Shqiptaret. Jane te shitur te gjithe breke e bythe. E kane bere edhe here te tjera me hymnin e flamurit Shqiptar duke vene hymne te shteteve te tjera, ne mos gaboj te Azerbaixhanit. Ashtu si Enveri i vuri kinezeve nofken kinezeri une po i quaj eurokurveri. Me thoni nje, vetem nje shtet te Eurokurves qe nuk na urren ne Shqiptaret. Vertet na kane pushtuar e shkaterruar por u kemi prere shume me teper koka se na kane prere. Përgjigjjuni J Jeta 16 Nëntor 2026, 11:36 Marta Kos eshte ish punëtore e UDB-se serbo-jugosllave.
Pastaj Sllovenët mbajnë anën e Serbisë ne raport me Kroacinë.
Kjo eshte nje aleanca e qelbur sllave. Shqiptaret duhet te kuptojnë mire gjeopolitika, e sidomos kjo vlen per Shqiperie. Përgjigjjuni K Koha 16 Nëntor 2026, 11:37 Te pshurrsha Bashkimin Europian kur ketu dominojnë rrymat sllave. Përgjigjjuni T Tony 16 Nëntor 2026, 11:47 Nuk pati nje Shqiptar ose te pakten shqiptaruc te hidhej mbi orkester e te behej hero pas Skenderbeut? Përgjigjjuni D Davida Miska 16 Nëntor 2026, 12:20 1. BE nuk do Kombin Shqipetar te Bashkuar.
2. As ne nuk e duam BE .
3. Shqipetaret duan AMERIKEN.
4.Popujt Botës duan AMERIKEN, por nje AMERIKE pa " vrasesit" Donald e Melania Trump. Përgjigjjuni B Babawanga 16 Nëntor 2026, 12:26 Fatkeqsi per dardanine antike qe nga njera ane dalin ardhacaket serbe nga stepet e azise e mborjne dardanine e tjetersuar e te shperfytyruar ne Kosovo e nga tjetra ane dalin muslimant shqipfoles me
Kuran ne dore e baj be se kosovo asht e
Muslimanve pasardhes te sulltanit qe la koken ne fushkosove duke l I vu kufinin ke thana te krishtereve qe ishin te gjithe shqiptare per ta marre perandoria osmane. Ky asht mesazhi i marta kos qe is te percoje ne europe. Vdiq dardania rrofte dardania pasi pasardhesit e vertet te kostandinit te madh nuk ekzistojne me ne kosove por ne europe Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Si i pastrojnë kinezët paratë e karteleve meksikane të drogës 16 Nëntor 2026, 08:5708:57Rajoni dhe Bota Lufta Rusi-Ukrainë/ BE i thotë “Po” përpjekjeve të Trump për paqen, dy vendet e propozuara për zhvillimit e samitit 16 Nëntor 2026, 08:5208:52Rajoni dhe Bota Papa Leoni XIV apel nga Peruja: Të mbrojmë natyrën dhe më të varfrit 16 Nëntor 2026, 08:5508:55Rajoni dhe Bota Nga “shef” në “gjysh”, miliarderët rusë përgatiten për fundin e Putinit; nis loja për ndarjen e pushtetit në Kremlin 16 Nëntor 2026, 08:2508:25Rajoni dhe Bota Estonia në alert, mbyll të gjitha pikat kufitare me Rusinë 16 Nëntor 2026, 08:2308:23Rajoni dhe Bota Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet! 16 Nëntor 2026, 08:0708:07Rajoni dhe Bota

