Lajme Zone
Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive)
PolitikëPamfleti

Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive)

Qeveria u mburr se fondi i startup-eve u dyfishua. Nga 300 milionë lekë në 2024 dhe 2025, u hodh në 535 milionë lekë në 2026, rreth 5.35 milionë euro. Ceremonia e shpalljes u drejtua nga ministrja Delina Ibrahimaj, e cila e prezantoi si një sukses të madh për sipërmarrjen e re dhe inovacionin. Por brenda këtyre shifrave fshihet një realitet i papranueshëm. Paratë nuk po shkojnë te startup-et që krijojnë punësim, që prodhojnë teknologji, që kanë klientë dhe të ardhura të provuara. Po shkojnë te të njëjtët persona që kanë marrë një vit më parë, nuk kanë bërë asgjë dhe prapë po marrin përsëri.

Rreth 5.35 milionë euro u shpërndanë në këtë fond startup-esh, por paratë përfunduan te të njëjtët persona që kishin marrë një vit më parë, pa prodhuar asnjë rezultat. MedWallet, Komuniteti, E-doctor, Talent Pass, Targa.al janë vetëm disa nga emrat që përsëriten në listat e fituesve, kompani që nuk kanë përdorues as të ardhura, por marrin përsëri miliona lekë. Ministrja Delina Ibrahimaj dhe drejtori i agjencisë, Arjan Ymeri, janë arkitektët e kësaj skeme ku paratë e taksapaguesve ushqejnë të njëjtin grup "klientësh"... Qeveria u mburr se fondi i startup-eve u dyfishua. Nga 300 milionë lekë në 2024 dhe 2025, u hodh në 535 milionë lekë në 2026, rreth 5.35 milionë euro. Ceremonia e shpalljes u drejtua nga ministrja Delina Ibrahimaj, e cila e prezantoi si një sukses të madh për sipërmarrjen e re dhe inovacionin. Por brenda këtyre shifrave fshihet një realitet i papranueshëm. Paratë nuk po shkojnë te startup-et që krijojnë punësim, që prodhojnë teknologji, që kanë klientë dhe të ardhura të provuara. Po shkojnë te të njëjtët persona që kanë marrë një vit më parë, nuk kanë bërë asgjë dhe prapë po marrin përsëri.

MedWallet administrohet nga Endri Burrja. Ka fituar në 2025 në Fazën e Validimit me 3.950.000 lekë dhe në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 6.666.667 lekë, gjithsej rreth 10.6 milionë lekë. Por aplikacioni i tyre nuk ka më shumë se 20 shkarkime. Dhe ato, sipas të dhënave që mund t'i verifikosh lehtë, janë bërë vetëm nga të afërmit e tyre. Pra nuk ka përdorues, nuk ka klientë, nuk ka asnjë lloj aktiviteti real.

Komuniteti i Erion Çunit ka fituar në 2025 me 2.950.000 lekë dhe në 2026 me 7.433.333 lekë, duke kaluar nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit brenda një viti. E lançuan para një muaji dhe nuk kanë gjeneruar asnjë lek të ardhur.

E-doctor i Emil Andonit ka fituar në 2025 si e-Health Albania me 3.200.000 lekë dhe në 2026 si eDoktor me 6.466.667 lekë. I njëjti NIPT, i njëjti person, vetëm emri i ndryshuar. Por akoma nuk ka asnjë përdorues.

Talent Pass i Elvi Sharrës ka fituar në 2026 në Fazën e Zgjerimit me 7.933.333 lekë. Në 2025 ka fituar në Fazën e Validimit dhe akoma nuk ka përdorues.

Targa.al i Kevin Sadës ka fituar në 2026 në Fazën e Validimit me 3.764.706 lekë. Por nëse hap Google dhe kërkon faqen e tyre, të shfaqet "coming soon". Pra as faqja nuk është gati. Megjithatë ata kanë marrë për Fazën e Zgjerimit. Domethënë u kanë dhënë para si biznes që po zgjerohet, kur në fakt nuk kanë asgjë për të zgjeruar.

Këto janë vetëm disa nga rastet. Kur i kontrollon listat, zbulon se të paktën dhjetë subjekte me të njëjtin NIPT kanë fituar në thirrjen 2025 dhe përsëri në 2026. Totali që kanë marrë këta dhjetë brenda një viti shkon rreth 98 milionë lekë ose gati 1 milion euro. Pesë prej tyre kaluan nga Faza e Validimit në Fazën e Zgjerimit. Domethënë u certifikuan si biznese me klientë e të ardhura të provuara, pikërisht një vit pasi po "validonin" produktin. Ndërsa produkti nuk ekzistonte.

Rasti më flagrant është Gregor Andoni me GrAnD. Në 2025 mori 3.250.000 lekë. Në 2026 mori grantin më të lartë të gjithë thirrjes, 10.626.667 lekë ose 106 mijë euro. Një rritje më shumë se trefish brenda një viti. E shoqëruar kjo me ndryshim emri nga GrAnD Industries në GrAnD Creative Industries dhe ndryshim industrie nga Inteligjencë Artificiale në Transport. Por i njëjti NIPT dhe i njëjti person.

Emil Andoni bëri të njëjtën gjë duke kaluar nga e-Health Albania në eDoktor me të njëjtin NIPT. Mori 3.200.000 në 2025 dhe 6.466.667 në 2026.

Endri Burrja me MedWallet fitoi në 2025 me 3.950.000 dhe në 2026 me 6.666.667. Gjithsej mbi 10.6 milionë lekë për një aplikacion që ka vetëm 20 shkarkime nga të afërmit.

Rio Sherri fitoi në 2025 si individ me Axiom Breach, 1.357.640 lekë. Në 2026 rifitoi me të njëjtin emër, por këtë herë si shoqëri e regjistruar Axiom Breach shpk, 3.919.529 lekë. I njëjti produkt, e njëjta ide. Thjesht ndryshoi forma ligjore.

Pure Cycle ka fituar 9.181.059 lekë në Grant 2026. Administratorja është Drilona Boçi, bashkëshortja e trafikantit të kokainës Kristian Boçi, i cili figuron edhe si aksioner i kompanisë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Startup-eve, Arjan Ymeri, qëndron në krye të këtij procesi. Një emër që shoqërohet me një të kaluar të lidhur me skema dhe afera të dyshimta, por që pavarësisht kësaj u emërua në këtë post dhe tani mbikëqyr shpërndarjen e miliona eurove për startup-et.

Fakti që ky proces po prodhon këto rezultate ngre pyetje të rënda: Pse kompanitë që nuk kanë asnjë përdorues real fitojnë përsëri. Pse të njëjtët persona marrin para një viti pas tjetrit? Pse ata që nuk kanë prodhuar asgjë kalojnë në Fazën e Zgjerimit? Këto nuk janë aksidente por shenja të një sistemi që funksionon sipas rregullave të veta.Fondi i startup-eve u krijua për të mbështetur inovacionin dhe sipërmarrjen e re, për të ndihmuar të rinjtë që të krijojnë biznese të qëndrueshme. Por në Shqipëri, ky fond është kthyer në një kazan të përbashkët ku ushqehen të njëjtët emra, të njëjtat NIPT, të njëjtat kompani që nuk prodhojnë asgjë.Projektuesja e gjithë kësaj skeme është ministrja Delina Ibrahimaj, e cila jo vetëm që drejton ceremonitë dhe shpall fituesit, por ka krijuar një sistem ku paratë publike rrjedhin pa kontroll drejt të njëjtëve persona. Ajo që po ndodh nuk është mbështetje e sipërmarrjes, por një rishpërndarje e pasurisë publike në dobi të një grupi të ngushtë njerëzish që quhen "klientët e saj". /Pamfleti

Lista e kompanive fituese 2026Lista e kompanive fituese 2025

Lista e kompanive fituese 2024 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Dosja e gjyqtarit Hazbi Balliu: 6 shkarkime nga puna si jurist në Dibër, pasuri të paligjshme dhe punë të zeza në Prishtinë 28 Korrik 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Italia kërkon hetimin e Andrea Çaushit që trafikoi 3.8 ton drogë; SPAK hesht, ndërsa Edi Rama i dha Kalanë e Lëkurësit 27 Korrik 2026, 12:2912:29Anti-Mafia Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos 25 Korrik 2026, 15:2015:20Anti-Mafia Izraelitja 'Jet Bank', licencë për para elektronike, por në fakt po grumbullon depozita dhe jep kredi në Lek e Euro 24 Korrik 2026, 11:5411:54Anti-Mafia Hotelet po hanë bregdetin/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun 23 Korrik 2026, 15:4515:45Anti-Mafia Armando Subashi mori kompetencat e ministrit dhe hapi rrugën për privatizimin e 360 ha tokë publike në Fier, ku është SPAK? 22 Korrik 2026, 17:5217:52Anti-Mafia