Lajme Zone
Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit, dyshohet e përfshirë edhe deputetja e Ramës
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit, dyshohet e përfshirë edhe deputetja e Ramës

Deputetja socialiste Etleva Budini dyshohet e përfshirë në skandalin e vjedhjes së mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit. Për shkak të dyshimeve që lidhen me rolin e saj në kohën kur drejtonte filialin, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën lëndore dhe ka vendosur kalimin e dosjes në SPAK. Vendimi është marrë nga prokurori Gazmend Frëngu, i cili gjatë hetimeve ka konstatuar dyshime s

Deputetja socialiste Etleva Budini dyshohet e përfshirë në skandalin e vjedhjes së mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit. Për shkak të dyshimeve që lidhen me rolin e saj në kohën kur drejtonte filialin, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën lëndore dhe ka vendosur kalimin e dosjes në SPAK. Vendimi është marrë nga prokurori Gazmend Frëngu, i cili gjatë hetimeve ka konstatuar dyshime se zyrtarët e Postës kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ku dyshohet të jetë përfshirë edhe deputetja e Partisë Socialiste. Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, dyshime për përfshirjen e ish-zyrtarëve me imunitet parlamentar

18 Nëntor, 16:45 Gazetari Elton Qyno raporton se hetimet kanë ngritur dyshime që vjedhjet e parave të pensionistëve janë kryer edhe gjatë periudhës kur Etleva Budini drejtonte filialin e Postës Shqiptare në Durrës.

Budini e ka mbajtur këtë detyrë deri në mars të vitit 2025, përpara se të merrte mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë skemë dyshohet të kenë pasur rol edhe persona jashtë strukturave të Postës, të cilët, sipas hetimeve, kanë lidhje me një grup kriminal në zonën e Sukthit.

Për këtë çështje janë vënë nën hetim dhe arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

Kalimi i dosjes në SPAK lidhet me dyshimet për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe të personave që gëzojnë imunitet parlamentar, mes tyre deputetja socialiste Etleva Budini.

Deri më tani, dyshimet ndaj Budinit janë pjesë e hetimit dhe nuk përbëjnë një konstatim të fajësisë së saj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm