Kush i publikoi videot e kompozitorit Adrian Hila me emra të njohur të muzikës shqiptare në marrëdhënie seksuale me të? Kjo është pyetja që kërkon t’i japë përgjigje Policia e Tiranës pas hetimeve kryesisht që nisi pas përhapjes në disa platforma online e rrjete sociale, kryesisht WhatsApp të materialeve filmike. Mbrëmjen e së mërkurës, blutë kanë telefonuar vetë Adrian Hilën, për ta thërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, për ta marrë në pyetje. Siç Report Tv mëson, ai ka deklaruar se është i tronditur nga situata e krijuar, dhe se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë. Burime pranë tij, treguan për Report Tv, se kompozitori mohon në mënyrë kategorike të jetë ai personi që i ka nxjerrë videot për konsum publik, dhe dyshon se sistemi i kamerës që ai mbante në dhomë, të jetë hakeruar. Për vetë rëndesën që u ka sjellë personazheve të përfshirë reagimi publik dhe komentet denigruese që kanë shpërthyer në rrjete sociale, policia po pret që si kompozitori ashtu edhe artistet, të vijnë për deklarime, kurdo që do të ndihen të qetë. Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. LEXO EDHE:Identifikohet një tjetër nga shitësit e drogës në shkollat e Tiranës, bie në pranga 18-vjeçari Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë. Por personi që i bëri publike në rrjetet sociale mbrëmjen e së martës këtë 29 shtator, të paktën siç ai vetë e mori autorësinë, është gazetari i showbizzit, Elton Tozaj. Publikimi ishte i rëndë, pa ruajtur anonimitetin, të paktën e grave të përfshira apo mbulimin e pjesëve intime. Report Tv mëson se policia ka thërritur për të marrë në pyetje edhe gazetarin Tozaj, por kjo do të ndodhë pasi së pari të jetë dëgjuar kompozitori Adrian Hila. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po identifikon adresat IP të profileve që shpërndanë videot. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertim i sistemit të kamerës për të parë nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Veprat penale janë tre, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”. Ndërhyrjet e padrejta në jetën private të një personi, filmimi dhe ekspozimi i një aspekti të jetës private, pa pëlqimin e tij, dhe aq më rëndë, publikimi i tyre përbejnë kundravajtje penale, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: adi hila video intime policia e tiranes krimi kibernetik Elton Tozaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 01/10/2026 13:12 Te rrofte gerneta or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:
30 Shtator, 16:02
Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.1% Jo 22.8% Jam i/e dyzyuar 4.1% Vota total: 1533 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

