Lajme Zone
Skandali i tenderave te AKSHI, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i tenderave te AKSHI, ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Karçanaj, e cila tashmë ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, është parë të hyjë e vetme në dyert e institucionit të akuzës. Më parë, ajo ka qenë nën masën e “arrestit në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi t’ia lehtësojë masën e sigurisë, duke e lënë të lirë me detyrim për t’u paraqitur rregullisht pranë organit hetues. Mirlinda Karçanaj është një ndër 8 të pandehurit e përfshirë në skandalin e bujshëm me tenderat e AKSHI-t. Sipas dosjes së SPAK, ajo akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që dyshohet se ka manipuluar sistematikisht procedurat e prokurimeve publike, ka favorizuar kompani të caktuara dhe ka ushtruar presion të hapur ndaj operatorëve konkurrues në treg. Ndaj saj dhe bashkëpandehurve të tjerë janë ngritur akuza mjaft të rënda penale, të cilat përfshijnë:

-“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” -“Heqja e paligjshme e lirisë”

-“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

-“Grupi i strukturuar kriminal”

-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e abuzimit me fondet publike dhe rolin e secilit prej të pandehurve në këtë strukturë kriminale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb