Vlora Hyseni / Burime të “Pamfletit” bëjnë të ditur se partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar auditimin e periudhës kur Vlora Hyseni drejtonte shërbimin sekret. Në fokus janë komunikimet jashtë kanaleve zyrtare, pajisjet e paregjistruara dhe rrjedhja e mundshme e informacioneve sekrete. Skandali në kupolën drejtuese dhe strukturat e SHISH-it ka hyrë në filtrat e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të deritanishme, ish-drejtoresha Vlora Hyseni, disa drejtues sektorësh dhe Ergys Agasi dyshohet se e përdorën aktivitetin e shërbimit jashtë përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore.
Paralelisht me hetimin penal të SPAK-ut, partnerët ndërkombëtarë kërkojnë të zbulojnë deri ku ka shkuar veprimtaria e paligjshme brenda SHISH-it dhe çfarë dëmesh mund t’u ketë shkaktuar ajo linjave konfidenciale të bashkëpunimit mes Shërbimit Informativ Shqiptar dhe agjencive partnere.
Burime të “Pamfletit” bëjnë të ditur se një grup ekspertësh nga shërbimet e inteligjencës së SHBA-së, vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s i është drejtuar shtetit shqiptar me kërkesën për të audituar veprimtarinë e SHISH-it gjatë periudhës kur institucionin e drejtonte Vlora Hyseni.
Sipas të njëjtave burime, grupi përfaqëson edhe shqetësimet e shërbimeve të inteligjencës të rreth 30 vendeve partnere.
Programi i auditimit nuk lidhet me raportimet e zakonshme operative të agjentëve të SHISH-it, por me mënyrën se si Vlora Hyseni e drejtoi institucionin dhe ushtroi kompetencat e saj. Ekspertët kërkojnë të verifikojnë këto çështje:
· Urdhrat dhe veprimet e Vlora Hysenit në raport me drejtuesit e departamenteve dhe respektimin e hierarkisë së kompetencave gjatë veprimtarisë së shërbimit sekret.
· Protokollin dhe agjendën e saj jashtë Shqipërisë, përfshirë takimet zyrtare të planifikuara dhe ato jashtë praktikave standarde të partneritetit ndërkombëtar në fushën e sigurisë.
· Zbatimin brenda SHISH-it të detyrave të marra gjatë këtyre kontakteve ndërkombëtare.
· Udhëtimet e mundshme të Vlora Hysenit në vende jashtë NATO-s, pa dijeninë e institucioneve shqiptare dhe partnerëve, agjendën e këtyre udhëtimeve dhe personat që ajo ka takuar.
· Arsyen pse ish-drejtoresha, krahas tre numrave zyrtarë të SHISH-it me komunikim të kodifikuar, dyshohet se ka përdorur numra celularë të operatorëve nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.
· Përmbajtjen dhe destinacionin e komunikimeve të kryera nëpërmjet këtyre numrave.
· Pajisjet statike dhe të lëvizshme për gjurmim, fotografim, filmim dhe përgjim që përdori SHISH-i gjatë kësaj periudhe.
· Përdorimin e mundshëm të pajisjeve të futura në mënyrë të paligjshme, të paregjistruara në inventar dhe jashtë sistemit logjistik të institucionit.
· Përdorimin e modeleve ose praktikave të kopjuara nga shërbime të vendeve jashtë NATO-s apo nga shtete që Aleanca i konsideron kundërshtare.
· Gjurmët e mundshme të rrjedhjes së informacioneve sekrete nga komunikimet mes SHISH-it, strukturave të NATO-s dhe shërbimeve të vendeve partnere.
Ky është informacioni që ka mbërritur deri tani në “Pamfleti”. Grupi i ekspertëve të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që kërkon auditimin e posaçëm të SHISH-it pritet të ketë një platformë verifikimi më të gjerë dhe më teknike, të cilën do ta zbatojë në bashkëpunim me institucionet shqiptare./Pamfletivlora hyseni skandali i shish shba be nato Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Vangjel Tavo, tender 4 miliardë lekë për rrugën e hoteleve në bregdetin e Borshit; 325 milionë për blerje makinash 7 Tetor 2026, 14:3614:36Dosja e zezë Katër vendime për t’i dhënë Ron Yeffet-it 80% të monopolit të armëve; Pirro Vengu, ‘kurbani' i radhës i Edi Ramës 6 Tetor 2026, 13:4613:46Dosja e zezë Pajisjet fantazmë të SHISH-it: Vlora Hyseni dyshohet se përgjoi me teknologji nga Serbia dhe Kina 6 Tetor 2026, 12:2812:28Dosja e zezë SHISH-i përgjonte SPAK-un, SPAK-u përgjonte SHISH-in: shteti i horrave të Edi Ramës në dosjen 'Agasi' 5 Tetor 2026, 17:5917:59Dosja e zezë ‘Raiffeisen Bank’, skandal pas skandali: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers 5 Tetor 2026, 16:1416:14Dosja e zezë Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori aferash pa kufij 4 Tetor 2026, 20:3620:36Dosja e zezë

