Lajme Zone
Skandali i mishit të skaduar nga Brazili/ Inspektoriati i Përgjithshëm shkarkon 4 inspektorët e AKU
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Skandali i mishit të skaduar nga Brazili/ Inspektoriati i Përgjithshëm shkarkon 4 inspektorët e AKU

Inspektorati i Përgjithshëm ka shkarkuar nga detyra katër ...

Inspektorati i Përgjithshëm ka shkarkuar nga detyra katër inspektorët e AKU-së, përgjegjës për rastin e ngarkesës prej 27 tonësh me mish të ardhur nga Brazili.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të ngarkesës me mish derri nga Brazili, në pronësi të subjektit “King-Mit”, Inspektorati i Përgjithshëm vendosi largimin nga detyra të tre inspektorëve pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së Fier, si dhe të një inspektori të Drejtorisë Rajonale të AKU-së Durrës, me detyrë pranë Pikës së Kalimit Kufitar.

Inspektorët e shkarkuar zyrtarisht janë shtetasit me inicialet L.B., E.T., K.K. dhe M.G., të cilët akuzohen për verifikim të mangët të dokumentacionit, mosidentifikim të shkeljeve dhe vendosje të një mase administrative të papërshtatshme në raport me natyrën e shkeljes së ligjit.

Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm ka administruar dokumentacionin zyrtar të AKU-së dhe ka zhvilluar dy seanca zyrtare për këtë çështje, përpara marrjes së vendimit përfundimtar.

Inspektorati i Përgjithshëm theksoi se mbetet i fokusuar në garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët shqiptarë dhe në goditjen e çdo rasti të ngjashëm me skandalin e mishit të skaduar të ardhur nga Brazili.

Njoftimi i Inspektoratit të Përgjithshëm: "IP-ja shkarkon nga detyra 4 inspektorë të AKU për rastin e ngarkesës 27 tonësh me mish derri nga Brazili

Inspektorati i Përgjithshëm merr masa disiplinore për shkeljet e konstatuara në procedurën e inspektimit të ngarkesës prej 27 tonësh me mish derri, subjektit KING-MIT.

Inspektorati i Përgjithshëm ka shqyrtuar përgjegjësitë e punonjësve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lidhur me procedurën e inspektimit të ngarkesës me mish derri me origjinë nga Brazili, të importuar nga subjekti KING-MIT.Pas shqyrtimit të dokumentacionit, zhvillimit të seancave dëgjimore dhe vlerësimit të përgjegjësive individuale, Komisioni Disiplinor vendosi:

L.B., Inspektor Kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar pranë AKU-së, Durrës – masën disiplinore “Largim nga detyra”, për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit të ngarkesës, mosverifikimin e stabilimentit të autorizuar për eksport dhe të vërtetësisë së certifikatës, duke lejuar kalimin e ngarkesës në kundërshtim me kërkesat ligjore.

E.T., K.K. dhe M.G., inspektorë pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së, Fier – masën disiplinore “Largim nga detyra”, për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit, mosidentifikimin e të gjitha shkeljeve të konstatuara dhe vendosjen e një mase administrative jo proporcionale me natyrën dhe rëndësinë e shkeljeve.Inspektorati i Përgjithshëm ka administruar dokumentacionin e përcjellë nga AKU-ja, ka kërkuar vlerësimin e përgjegjësive të punonjësve të përfshirë, ka ngritur Komisionin Disiplinor dhe ka zhvilluar dy seanca dëgjimore, përpara marrjes së vendimeve disiplinore.

Gjithashtu, për shkak të kompleksitetit të rastit dhe problematikave të konstatuara, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar verifikimin e ligjshmërisë së procedurave administrative të ndjekura nga Drejtoria e Përgjithëshme e AKU-së për importimin dhe inspektimin e ngarkesës, me qëllim shqyrtimin e plotë të dokumentacionit, veprimeve të kryera dhe përgjegjësive të strukturave të përfshira.Inspektorati i Përgjithshëm tërheq vëmendjen e të gjithë Inspektorëve të AKU pranë PIK se nuk do të tolerojë asnjë pakujdesi, neglizhencë apo shkelje të procedurave dhe ligjit. Siguria Ushqimore qëndron në krye të listës së prioriteteve, ndaj IP mbetet i vendosur në misionin e tij për të dekurajuar çdo formë të mosrespektimit të ligjit dhe shmangies së përgjegjësive, duke garantuar zbatimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë."/ CNA Skandali i mishit/ AKU zhyt veten me sqarimin publik

18 Nëntor, 18:30 Mishi i skaduar nga Brazili/ Reagon AKU

18 Nëntor, 18:11 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.