Studenti dhe Rama Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri ka përgënjeshtruar publikisht kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi fotografinë e tij dhe e akuzoi për prodhim dhe shitje narkotikësh, duke pretenduar se nuk është student. Sulejmeri deklaroi se është student i Mjekësisë me mesatare 10.0 dhe i cilësoi akuzat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit. Studenti i Mjekësisë, Jon Sulejmeri ka nxjerrë blof kryeministrin Edi Rama, pasi kreu i qeverisë publikoi fotografinë e tij dhe e akuzoi për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Madje teksa diskreditonte protestuesit e arrestuar, Rama tha se asnjëri nga këto nuk është student. Në një deklaratë nga protesta, Sulejmeri kundërshtoi akuzat dhe tha se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. “Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0."-shprehet studenti.
Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”.
Sulejmeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë.
I pyetur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kryeministrit, studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk dëshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota. Fotoja e publikuar nga Edi Rama “Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh studenti.studenti i mjekësisë jon sulejmeri edi rama protesta blof eaa8a5fd 0afd 4ce4 a72a eb14e425e1c2 1 b89f9f4e e555 4c0e a20e af4d0a08891d studenti rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës 23 Tetor 2026, 11:1211:12Aktualitet Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare 23 Tetor 2026, 11:0211:02Aktualitet Aktivisti shqiptaro-amerikan kërkon dorëheqjen e Ramës: Ambasadori Eric Wendt dhe BE të ndërhyjnë për qeveri teknike 23 Tetor 2026, 08:0808:08Aktualitet Mjegull e dendur në aksin Thumanë-Rinas, vështirësohet qarkullimi i automjeteve 23 Tetor 2026, 08:1208:12Aktualitet Përplasjet e fshehta mes aleatëve/ Si tentoi Italia të ndërhynte në operacionet e CIA-s kundër Enver Hoxhës 23 Tetor 2026, 07:4907:49Aktualitet Reshje shiu dhe vranësira, si parashikohet dita për sot 23 Tetor 2026, 07:0507:05Aktualitet

