Lajme Zone
“Skandal nga ministrja serbe”/ Këlliçi: Rrëzimi i binjakut autokrat të Vuçiçit, imperativ kombëtar
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Skandal nga ministrja serbe”/ Këlliçi: Rrëzimi i binjakut autokrat të Vuçiçit, imperativ kombëtar

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar sot pas deklaratës së bërë për Kosovën nga Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç.

Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, u shpreh se po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi e cilëson si skandaloz këtë deklaratë, ndërsa shton se qasja është e papranueshme.

Sipas Këlliçit, deklarata u bë në të njëjtën ditë me intervistën e kryeministrin Edi Rama në një kanal serb, teksa shprehet se afërsia e tij me presidentin Aleksandar Vuçiç është e njohur dhe se rrëzimi i Ramës si binjak i një autokrati si Vuçiç është një imeprativ kombëtar. “SKANDALOZE!!!

Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte ajo në vend të Millosheviç, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Edi Rama u shfaq në Euroneës Serbia dhe foli me simpati për presidentin serb!!!

As nuk dënoi deklaratat e zyrtares së lartë, as nuk shprehu indinjatë. Por tha se ideja e Ballkanit të Hapur ishte fantastike.

Edi Rama u asociua me Vuçiç kur tha se kjo ide fantastike u sulmua vetëm sepse ata të dy qëndronin pas saj.

E papranueshme, skandaloze kjo qasje.

E përsëritur tashmë në 13 vite. Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit.

Eshte imperativ kombëtar!”,-shkruan Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.