Lajme Zone
Skandal me himnet/ Mickoski në Pustec,në territorin shqiptar ekzekutohet vetëm ai maqedonas
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Skandal me himnet/ Mickoski në Pustec,në territorin shqiptar ekzekutohet vetëm ai maqedonas

Një situatë që mund të cilësohet skandaloze mbi respektimin e protokollit shtetëror është shënuar sot në Pustec, gjatë Festivalit Folklorik Maqedonas, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Gjatë ceremonisë, në territorin e Shqipërisë, u ekzekutua vetëm himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa u anashkalua himni kombëtar shqiptar. Sipas rregullave t

Një situatë që mund të cilësohet skandaloze mbi respektimin e protokollit shtetëror është shënuar sot në Pustec, gjatë Festivalit Folklorik Maqedonas, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Gjatë ceremonisë, në territorin e Shqipërisë, u ekzekutua vetëm himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa u anashkalua himni kombëtar shqiptar. Sipas rregullave të protokollit për aktivitete të tilla, në rastet kur zhvillohet një ceremoni zyrtare në territorin shqiptar, himni i vendit pritës duhet të ekzekutohet përpara himnit të vendit të përfaqësuesit të huaj. Në rastin e sotëm, ky protokoll nuk është respektuar.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtues lokalë, mes tyre Pali Kolefski dhe Edmond Themelko, ndërsa mbetet e paqartë se përse himni shqiptar nuk u përfshi në ceremoninë zyrtare.

Mungesa e himnit kombëtar shqiptar në një aktivitet të zhvilluar në territorin e Shqipërisë, ku ishte i pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, shihet si një tjetër rast që ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet shqiptare po zbatojnë protokollin shtetëror.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Mickoski u fokusua te komuniteti maqedonas në Prespën e Vogël, duke premtuar mbështetje nga qeveria e Shkupit për projekte në fushën e arsimit, kulturës dhe forcimit të lidhjeve institucionale.

“Dëshirojmë që një pjesë të këtyre projekteve, brenda mundësive tona, ta mbështesim. Mësoni, udhëtoni, flisni gjuhë të huaja, jini të suksesshëm dhe qytetarë modernë evropianë, por kurrë, kurrë mos e harroni gjuhën tuaj amtare maqedonase, historinë e familjes suaj dhe vendin nga i cili e keni origjinën”, deklaroi ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm