Lajme Zone
Skandal dopingu në Greqi, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës;  i jepte steroide edhe djalit të tij të mitur
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Skandal dopingu në Greqi, arrestohet vëllai i Pirro Dhimës; i jepte steroide edhe djalit të tij të mitur

Sipas Protothema.gr, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive.

Odise Dhima akuzohet se furnizonte sportistët me substanca të ndaluara dhe i kishte administruar steroide anabolike edhe djalit të tij të mitur. Policia sekuestroi 871 preparate dopingu dhe 15 mijë euro. Odisea Dhima Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë.

Sipas Protothema.gr, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive.

Sipas akuzës, ai ka më shumë se 14 vjet që kryen këtë aktivitet, madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij. Odisea Dhima Policia thotë se që prej prillit të vitit 2024, furnizonte dhe u jepte substanca të ndaluara sportistëve. Gjatë hetimit u zbulua edhe një rast i dhënies së një substance të ndaluar (nga lista e WADA-s) një sportisti të mitur gjatë një gare, rast për të cilin si trajneri ashtu edhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga gara dhe eventet sportive.

Gjatë kontrolleve në një banesë dhe në ambiente sportive në Atikë u gjetën dhe u sekuestruan 871 copë medikamente dhe substanca të paligjshme dopingu (tableta dhe ampula, të pamiratuara nga Organizata Kombëtare e Barnave dhe të rrezikshme për shëndetin), 15.000 euro cash, 17 kartela sportistësh, shënime me dorë dhe një telefon celular i cili do të verifikohet pasi ka dyshime se mbart prova shtesë të aktivitetit të paligjshëm të 58 vjeçarit Odiesa Dhima. Arrestimi u krye nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Organizatën Greke Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF).

I arrestuari u dërgua në prokurori për tu marrë në pyetje dhe në vazhdim për masë sigurie në gjykatë e cila pritet të vendosë për mbajtjen apo jo të tij. arrestohet odisea dhima anabolika maketa odusseas dimas1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Elton Qyno zbërthen dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vrasjet e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt 12 Nëntor 2026, 21:4721:47Kronike Aksion blic në Vlorë, FNSH dhe Krimet zbarkojnë në tre zona të qytetit 12 Nëntor 2026, 20:5720:57Kronike Nga Vlora te mafia italiane/ Dosja e armëve dhe drogës pas vrasjes misterioze të Luka Beqirajt në Spanjë 12 Nëntor 2026, 19:1519:15Kronike Sherr me thika në Fier, plagoset 55-vjeçari; arrestohet autori 12 Nëntor 2026, 14:5214:52Kronike Tjetërsoi 44 mijë m² tokë shtetërore për një biznesmen kur drejtonte Kadastrën e Fierit, në pranga Arben Voja dhe 3 të tjerë 12 Nëntor 2026, 14:4014:40Kronike Protestuan para Kryeministrisë, policia ndëshkon me gjoba 26 qytetarë 12 Nëntor 2026, 13:3613:36Kronike