Minutat e luajtura në Kupën e Italisë, por edhe ftesa nga kombëtarja e Shqipërisë, nuk i kanë sjellë fat dhe as nuk kanë ndikuar që Mario Mitaj të debutojë në Seria A. Mbrojtësi kuqezi edhe në ndeshjen kundër Parmës, e vlefshme për javën e 5-të në Serie A, nuk mori asnjë minutë, e humbur 1 - 2, ndërsa skuadra xhenoveze ‘zhytet’ në vendin e 19-të të renditjes. Deri më tani transferimi te Genoa nuk ka rezultuar i suksesshëm për mbrojtësin 23-vjeçar. LEXO edhe...Lautaro i përgjigjet mbrëmjes magjike të Kone-s, Roma-Inter mbyllet me shumë spektakël (VIDEO) E paqartë se përse trajneri Daniele De Rossi nuk e aktivizon Mitajn në kampionatit italian, ndryshe nga sa ka bërë në Kupë. Lojtari shqiptar kaloi nga Al-Ittihad te Genoa me ‘formulë’ huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit 2026-2027. Ne.k./ReportTv.al genoa Daniele De Rossi mario mitaj Seria A Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.4% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5327 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
