Lajme Zone
Situatë kritike nga zjarri në Fier/ 3 të asfiksuar dhe banesa të djegura, tymi mbërrin deri në Vlorë
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Situatë kritike nga zjarri në Fier/ 3 të asfiksuar dhe banesa të djegura, tymi mbërrin deri në Vlorë

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Memorial Fier, pasi kanë shfaqur shenja asfiksie nga tymi i zjarrit që ka përfshirë zonën e Levanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. "Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore", thuhet në njoftimin e Ministrisë

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Memorial Fier, pasi kanë shfaqur shenja asfiksie nga tymi i zjarrit që ka përfshirë zonën e Levanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. "Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Situata me zjarret në Fier vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët janë përhapur në drejtim të Levanit, duke rrezikuar banesa, biznese dhe objekte të tjera. Disa familje janë detyruar të evakuohen, ndërsa një banesë dhe një stallë bagëtish janë përfshirë nga zjarri. Nga flakët është përfshirë një banesë, ndërsa është djegur edhe një stallë bagëtish. Brenda saj ndodheshin rreth 20 lopë, të cilat u evakuuan në kohë dhe shpëtuan nga flakët.

Flakët janë afruar gjithashtu pranë një servisi automjetesh, ndërsa më herët zjarri kishte krijuar rrezik edhe për biznese dhe lokale në zonën pranë liqenit të Levanit. Por pasojat e zjarrit nuk janë kufizuar vetëm në Fier. Shtëllungat e dendura të tymit kanë mbërritur deri në Vlorë. Në hyrje të qytetit, një pjesë e qiellit është mbuluar nga tymi i zi, duke treguar përmasat e zjarrit dhe ndikimin e tij edhe përtej zonave ku ndodhen vatrat.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me flakët, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe e vështirëson ndërhyrjen në terren. Situata mbetet dinamike, me rrezik për banesa dhe biznese në zonat drejt të cilave po avancojnë flakët Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm