Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Situatë konfliktuale te republikanët pas humbjes”/ Nura: Ndikoi lufta në Iran, duhet të mendojnë për pasardhësin e Trump


Humbja e thellë e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara ka hapur një debat të ri brenda Partisë Republikane: kush duhet të jetë pasuesi politik i Donald Trumpit në garën presidenciale të vitit 2028?

Humbja e thellë e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara ka hapur një debat të ri brenda Partisë Republikane: kush duhet të jetë pasuesi politik i Donald Trumpit në garën presidenciale të vitit 2028?

Një numër gjithnjë e më i madh republikanësh në Kongres po shohin drejt sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si një alternativë për Shtëpinë e Bardhë, duke vënë në pikëpyetje pozitat e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili deri më tani konsiderohej një nga pretendentët kryesorë për të marrë stafetën e Trumpit.

Analisti Artur Nura thotë se presioni i demokratëve do rritet pas fitores së zgjedhjeve të mesmandatit, pasi kontrollojnë tashmë dy dhomat e Kongresit. Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Nura u shpreh se Partia Republikane duhet të gjejë një pasardhës të Donald Trump.

“Me vendimet e tij të padiskutueshme, ia ka dhënë këto rezultate, që amerikanët mbajnë shënim. Trump premtoi mbyllje të luftës, por hapi luftëra të reja. Demokratët po kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit. Këto do të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme. Partia Republikane do duhet të mendojë për pasardhësin. Këto duhet t’i japin Partisë Republikane një lidership të ri. Do sjellin problematika për të fituar zgjedhjet. Brenda Partisë Republikane ka tashmë tre rryma që përballen me njëra-tjetrën. Situata është konfliktuale brenda Partisë Republikane. Trump më parë ka injoruar thirrjet e Kongresit. Por tashmë nuk mund ta bëjë më, sepse Partia Demokratike ka shumicën”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! AktualitetBota Artur Nura