Lajme Zone
Situata nga protesta, reagon PS: Shqiptarët nuk do të jenë pengje të së shkuarës
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Situata nga protesta, reagon PS: Shqiptarët nuk do të jenë pengje të së shkuarës

Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiranë.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiranë. Në reagimin e saj, PS-ja thekson se shqiptarët nuk do të jenë pengje të së shkuarës ndërsa postimi shoqërohet me një video të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Reagimi i plotë “Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.