Haki Çako-Kreu i Emergjencave Civile në një intervistë për “News24” foli për situatën me zjarret në vend. Ai theksoi se ekipet zjarrfikësve kanë qenë të angazhuara dhe të përkushtuara në shuarjen e zjarreve dhe parandalimin e vatrave të reja. Ai shtoi se vatra më problematike është në Malin e Dajtit. Po ashut nënvizoi se 90 % e rasteve janë zjarre të vëna nga dora e njeriut. “Ka pasur disa reshje lokale që kanë ndikuar pozitivisht në zonën e Priskës , në zonën në kufi me Petrelën dhe Lundrën por edhe aty kemi disa vatra ku po punohet dhe janë nën kontroll. Por vatra më problematike është vatra që ka përfshirë kreshtën e Malit të Dajtit. Në operacionin e datës 12 në darkë ka qenë një situatë që ka kërkuar angazhimin e strukturave për të evakuuar banorët, por u sigurua të mos ketë dëme në njerëz. Zona e Dajtit nuk ka risk për banesa por është Park Kombëtar dhe vëmendja është shumë më e shtuar”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: zjarret ne vend
