Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.
Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë. Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara.
Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat.
Situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit: Gurë-Lura, Bruçi në Mat, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

