Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 17:00, disa nga vatrat kryesore të zjarret tanimë janë të izoluara ose të shuara.
Gjatë ditës janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.
Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë izoluar dhe vijon kontrolli i vijës së zjarrit për të parandaluar riaktivizimet.
Prozhem, Pukë – Vatra vijon aktive në sipërfaqe pyjore. Intensiteti ndikohet nga era, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Shtanë–Tenë, Mirditë – Vijon operacioni me forcat vendore dhe FA. Nuk ka rrezik për banesat.
Mali i Dajtit – Vijon ndërhyrja me 25 efektivë MZSH, 5 forca ADZM dhe 30 efektivë të FA-së, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, zjarri në Dukat është shuar plotësisht, ndërsa vatrat e tjera vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje nga strukturat në terren./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

