Lajme Zone
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Siti i Linit, më i madhi në Ballkan/ Arkeologët e konfirmojnë si një nga vendbanimet më të vjetra palafite


Në Lin, arkeologët po zgjerojnë hartën e një prej vendbanimeve më të rëndësishme prehistorike në Evropë. Në Lin 3, çdo shtyllë druri, çdo fragment bime apo gjurmë e mbetur në sedimente mund të jetë një pjesë e historisë së një komuniteti që jetoi këtu rreth 8 mijë vite më parë. Ekspedita arkeologjike shqiptaro-zvicerane është rikthyer në këtë sit për të kuptuar jo vetëm çfarë ka mbetur pas, por edhe sa i madh ka qenë në të vërtetë ky vendbanim.

Në Lin, arkeologët po zgjerojnë hartën e një prej vendbanimeve më të rëndësishme prehistorike në Evropë. Në Lin 3, çdo shtyllë druri, çdo fragment bime apo gjurmë e mbetur në sedimente mund të jetë një pjesë e historisë së një komuniteti që jetoi këtu rreth 8 mijë vite më parë. Ekspedita arkeologjike shqiptaro-zvicerane është rikthyer në këtë sit për të kuptuar jo vetëm çfarë ka mbetur pas, por edhe sa i madh ka qenë në të vërtetë ky vendbanim.

“Ky është një nga sitet më të rëndësishme aktualisht. Doli të jetë një nga vendbanimet më të vjetra me palafite në Evropë dhe ka një potencial gjigant gjithashtu për shkak të ruajtjes së materialit këtu dhe për faktin se përfaqëson 2000 vjet histori banimi, duke nisur nga viti 5,800 para Krishtit e deri në vitin 4,000 para Krishtit. Siti është zbuluar nga Adrian Anastasi dhe kolegë të tjerë këtu që në vitet 1990 dhe 2000, kështu është, apo jo? Më shumë apo më pak. Më pas iu nënshtrua disa kërkimeve dhe një nga nismat kryesore për të realizuar projektin që po bëjmë këtu tani është projekti i mëparshëm i Bernës, Oksfordit dhe Selanikut, së bashku me Adrian Anastasin dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Kjo ka zhvilluar punimet këtu nga viti 2018 deri në vitin 2024. Dhe ai projekt kishte të bënte me kërkimin e një sfondi më të gjerë të vendbanimeve palafite në të gjithë Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Por gjatë atij projekti, ky sit doli të jetë një nga sitet më të rëndësishme në të gjithë projektin, prandaj jemi shumë entuziastë të vazhdojmë kërkimet edhe këtu”, tha Martin Hinz.

Një pjesë e vendbanimit ndodhet në tokë, nën nivelin e ujërave nëntokësore, ndërsa pjesa tjetër shtrihet nën ujërat e liqenit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kjo u ka mundësuar arkeologëve të studiojnë struktura druri, mbetje bimore dhe materiale të tjera që zakonisht humbasin me kalimin e mijëra viteve.

“Siti përbëhet pjesërisht nga një zonë që aktualisht është në tokë, por është nën nivelin e ujërave nëntokësore, kështu që ka ruajtje të tipit të zonave ligatinore. Kjo do të thotë se mbetjet organike si druri dhe gjëra të tjera, si dhe mbetjet e bimëve që njerëzit hani në atë kohë, mbeten shumë, shumë mirë të ruajtura. Dhe kemi një pjesë tjetër të vendbanimit që tani është në liqen. Kjo sjell faktin se ne në përgjithësi kemi një strategji: kërkimin në tokë me metodat e arkeologjisë së zonave ligatinore, dhe në liqen me metodat e arkeologjisë nënujore. Projekti që po bëjmë aktualisht këtu është një lloj vazhdimësie dhe përgatitjeje për një projekt më të madh që do të marrë jetë në të ardhmen, sepse e kuptuam rëndësinë e madhe të këtij siti dhe dëshirojmë të vazhdojmë punën këtu pasi ka një potencial të tillë për të nxjerrë shumë pyetje dhe përgjigje që janë relevante për zonën në përgjithësi, për Shqipërinë dhe më gjerë. Kështu që aktualisht, këtë vit po bëjmë kryesisht kërkime nënujore për momentin. Tri javë më parë nisëm me një fushatë shpimi. Dhe së bashku, kjo do të na japë një tregues se sa e madhe ka qenë sipërfaqja e vendbanimit në përgjithësi. Aktualisht, ne vlerësojmë një sipërfaqe të banuar prej 4 hektarësh, bazuar në rezultatet që kemi tani për tani”, shtoi aerkologu.

Siti i Linit vlerësohet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të ruajtjes së jashtëzakonshme të materialeve organike, ndërsa ekspertët po aplikojnë një larmi metodash për gërmime të mirëfillta arkeologjike.

“Po kryejmë gjithashtu edhe kërkime gjeofizike. Kjo do të thotë skanim nën tokë pa pasur nevojë për gërmime, dhe koleget e mi po punojnë për këtë këtu, po ashtu nga Universiteti i Kielit, duke aplikuar metoda të ndryshme për të identifikuar strukturat nënujore/nëntokësore, çka do të na ndihmojë të kombinojmë rezultatet tona nga kampionimet e sedimenteve së bashku me këto matje që po bëhen këtu. Dhe ajo që po bëjmë tani është se po dalim për të krijuar një model 3D nga një zonë që nuk është gërmuar ende, në mënyrë që të identifikojmë se si janë të shpërndarë shtyllat e drurit që janë ende mbi tokë, për t’iu shtuar kështu shtrirjes së plotë të sitit. Ajo që ka ndodhur gjithashtu më parë, edhe nën ujë, është marrja e kampioneve për ADN. Kështu që sot, njerëzit mund të nxjerrin ADN edhe thjesht nga kampionët e sedimenteve dhe të identifikojnë se çfarë lloj speciejsh kanë qenë pranishme në atë periudhë kohore në të kaluarën, diçka që më duket shumë, shumë magjepsëse që mund të marrësh thjesht një copë dhe të nxjerrësh informacionin e peizazhit të së kaluarës prej saj. Kështu që ne po përpiqemi të aplikojmë një larmi të madhe metodash nga fusha të ndryshme të shkencave natyrore dhe shkencave kulturore, së bashku me kërkimet arkeologjike të cilat nuk janë fokus i fortë i këtij viti, pra gërmimet e mirëfillta arkeologjike”, tha ai.

Nga vlerësimet e mëparshme prej 3 deri në 6 hektarësh, kërkimet e fundit kanë çuar në konfirmimin e një sipërfaqeje prej më shumë se 6 hektarësh, duke e bërë Lin 3 një nga vendbanimet palafite me shtrirjen më të madhe të njohur në Ballkan.

Siti, tashmë pjesë e UNESCO-s, vijon të zbulojë të dhëna të reja mbi mijëra vite histori banimi, ndërsa arkeologët shqiptarë dhe zviceranë do t’i thellojnë kërkimet në vitet e ardhshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetEmisioneKorrespondent LinMartin Hinzzbulime arkeologjike