Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama deklaroi se siguria rrugore mbetet prioritet dhe njoftoi se së shpejti kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit do të vihen në funksion për të forcuar kontrollin në akset kryesore.
Paralelisht me apelin për drejtuesit e mjeteve që të shmangin telefonin, alkoolin, lëndët narkotike dhe shpejtësinë, ai bëri me dije se vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim normash, ku janë kapur raste deri në 230 km/h. “Siguria rrugore mbetet prioritet. Së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore. Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim shpejtësie, me raste që arrijnë deri në 230 km/h. Apeli për drejtuesit e mjeteve është i qartë: pa telefon në timon, pa alkool apo lëndë narkotike dhe pa tejkalim të shpejtësisë”, ka shkruar kryeministri Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Ramasiguria rrugore

