Lajme Zone
Si Trump po përdor humbjet e ushtarëve për të mbrojtur luftën me Iranin!
PolitikëPamfleti

Si Trump po përdor humbjet e ushtarëve për të mbrojtur luftën me Iranin!

Me këto humbje është rikthyer edhe një debat i njohur rreth mënyrës se si presidenti Donald Trump flet për vdekjen e ushtarëve amerikanë. Sipas analizës së Aaron Blake, Trump shpesh ka vështirësi të shprehë empati, ndërsa reagimet e tij dominohen nga mesazhe politike.

Trump Donald Trump ka prirjen t'i shoqërojë reagimet për vdekjen e ushtarëve amerikanë me mesazhe politike, duke pretenduar se ata dhe familjet e tyre mbështesin objektivat e luftës, gjë që ka nxitur kritika dhe polemika në SHBA. Lufta me Iranin ka shënuar viktimat e para amerikane që nga muaji mars, pasi u njoftua se tre ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit.

Me këto humbje është rikthyer edhe një debat i njohur rreth mënyrës se si presidenti Donald Trump flet për vdekjen e ushtarëve amerikanë. Sipas analizës së Aaron Blake, Trump shpesh ka vështirësi të shprehë empati, ndërsa reagimet e tij dominohen nga mesazhe politike.

Presidenti pritet të marrë pjesë të mërkurën në një tjetër ceremoni zyrtare të dorëzimit të trupave të ushtarakëve të rënë në detyrë.

Gjatë fundjavës, në një intervistë për NewsNation, Trump i cilësoi vdekjet si "një ngjarje shumë të trishtueshme", duke shtuar se ushtarakët "ranë në shërbim të vendit tonë". Ai përsëriti gjithashtu objektivin e administratës së tij se "Irani nuk do të lejohet kurrë të ketë armë bërthamore".

Megjithatë, në një intervistë tjetër për New York Post, presidenti përdori një ton tjetër. Pasi i quajti vdekjet "për të ardhur keq", ai deklaroi se ushtarakët "e bënë këtë sepse nuk duan ta shohin Iranin me armë bërthamore", duke shtuar se kjo "tregon sa të këqij janë iranianët".

Në intervistën e parë Trump ritheksoi objektivin e luftës, ndërsa në të dytën la të kuptohej se ushtarakët e vrarë mbështesnin personalisht politikën e tij. Deri tani ai nuk ka paraqitur prova për këtë pretendim. Në praktikën ushtarake, pjesëtarët e forcave të armatosura kryejnë detyrën edhe nëse nuk ndajnë domosdoshmërisht bindjet politike që qëndrojnë pas një konflikti.

Edhe ditën e djeshme, gjatë një deklarate në Zyrën Ovale, Trump përsëriti të njëjtën tezë. "Këta janë njerëz që duan dhe ndihen si unë, që Irani të mos ketë armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë", u tha ai gazetarëve.

Pretendimet për familjet e ushtarëve

Administrata Trump është përballur edhe më herët me polemika lidhur me këtë çështje.

Pas ceremonisë së marsit në Bazën Ajrore Dover, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se "familje pas familjeje" i kishin kërkuar të vazhdonte luftën deri në fitore. "Shoqëroni deri në fund këtë mision. Nderoni sakrificën e tyre. Mos u tërhiqni dhe mos ndaloni derisa puna të përfjë", tha Hegseth, duke përshkruar mesazhin e familjarëve.

Megjithatë, Charles Simmons, babai i rreshterit teknik Tyler H. Simmons, 28 vjeç, tha për NBC News se një bisedë e tillë nuk kishte ndodhur. "Jo, nuk thashë asgjë të tillë", deklaroi ai.

Simmons u shpreh me respekt për Trumpin dhe Hegsethin, duke theksuar se nuk fliste në emër të familjeve të tjera, por sqaroi se nuk i kishte nxitur drejtuesit amerikanë të vazhdonin luftën.

Pavarësisht kësaj, më 1 prill, gjatë një fjalimi nga Zyra Ovale, Trump deklaroi se "çdo familje" e ushtarëve të rënë i kishte thënë: "Ju lutem, përfni punën. Secila prej tyre".

Kritika për mënyrën e trajtimit të ceremonive

Sipas analizës, edhe sjellja e Trumpit gjatë ceremonive mortore ka shkaktuar reagime.

Në ceremoninë e marsit ai mbante një kapele bejsbolli që shitet në faqen tregtare të biznesit të tij. Pak ditë më vonë, komiteti i tij politik përdori një fotografi nga ceremonia në një email për mbledhje fondesh, ku Trump shfaqej duke bërë nderimin ushtarak përballë arkivolit të mbështjellë me flamurin amerikan.

Rikujtojmë edhe reagimet e para të Trumpit pas viktimave të para amerikane në luftën me Iranin.

Në atë kohë ai deklaroi: "Kemi tre viktima, por presim humbje. Në fund do të jetë një marrëveshje e madhe për botën. Për fat të keq, ka shumë gjasa të ketë edhe të tjera para se gjithçka të përfjë. Kështu është".

Nga ana tjetër, Hegseth kritikoi median për mbulimin e gjerë të vdekjeve të ushtarëve, duke e akuzuar se po përpiqej të dëmtonte politikisht presidentin Trump. Në të njëjtën konferencë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Dan Caine, mbajti një homazh të gjatë në nderim të ushtarakëve të rënë.

Politika në qendër të reagimeve

Sipas Aaron Blake, elementi i përbashkët në të gjitha këto reagime është dimensioni politik.

Analiza argumenton se Trump dhe Hegseth kanë vepruar sikur humbjet njerëzore mund të dëmtonin mbështetjen për luftën dhe për presidentin, ndaj janë përpjekur t'i paraprijnë këtij efekti politik.

Ditën e djeshme, teksa Hegseth dëshmonte në Kongres për kërkesën e administratës për fonde shtesë për luftën, Trump publikoi në rrjetet sociale një krahasim mes numrit relativisht më të ulët të viktimave në luftën me Iranin dhe operacionin për rrëzimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, krahasuar me konfliktet e mëparshme amerikane që kanë zgjatur shumë më tepër.

Trump dhe Hegseth janë përpjekur t'i përdorin deklaratat e supozuara të ushtarëve të rënë ose të familjeve të tyre si argument në mbështetje të luftës.

CNN raportoi gjithashtu të hënën se administrata është treguar e ngadaltë në publikimin e informacionit për ushtarakët e plagosur, ndërsa autoritetet amerikane e kanë justifikuar këtë me arsye sigurie.

Pas publikimit të intervistës së NBC News me babanë e njërit prej ushtarëve të vrarë, një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se "detajet e çdo bisede individuale mbeten private".

Megjithatë, analiza thekson se ishte vetë administrata Trump ajo që zgjodhi të fliste publikisht për përmbajtjen e përgjithshme të këtyre bisedave. Sipas autorit, pretendimet e fundit të Trumpit se ushtarakët e vrarë "nuk donin ta shihnin Iranin me armë bërthamore" ndjekin të njëjtën logjikë.

Në përfundim, Aaron Blake deklaron se të gjitha këto episode tregojnë një prirje të përsëritur të presidentit amerikan: sa herë që humbin jetën ushtarë amerikanë, reagimi i tij lidhet shpejt edhe me llogaritjet politike./ Përshtati "Pamfleti" për "CNN". Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA bombardon sërish Iranin, përfn raundi i 11-të i sulmeve ajrore 22 Korrik 2026, 07:5107:51Rajoni dhe Bota Muzgu i Carit dhe degradimi i fuqisë ruse! 21 Korrik 2026, 22:3222:32Rajoni dhe Bota Irani shënjestron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do jeni bashkëfajtorë lufte! 21 Korrik 2026, 22:2122:21Rajoni dhe Bota Miratohet ligji, Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç 21 Korrik 2026, 22:1922:19Rajoni dhe Bota Tjetër goditje në zemër të ushtrisë ukrainase, Zelensky shkarkon Komandantin e Përgjithshëm 21 Korrik 2026, 22:0222:02Rajoni dhe Bota SHBA plan të zgjerojë sulmet ndaj Iranit, Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati 21 Korrik 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota