Lajme Zone
SI SOT/ Tuneli i Llogarasë dhe milardat që Gjyli i ARRSH i futi në xhep oligarkut Gjoka
EkonomiJOQ Albania

SI SOT/ Tuneli i Llogarasë dhe milardat që Gjyli i ARRSH i futi në xhep oligarkut Gjoka

Sot do të rikujtojmë një nga tenderat më të diskutuar të vitit të kaluar, atë për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, me fond limit prej rreth 5.7 miliardë lekësh të vjetra. Kontrata iu dha kompanisë “Gjoka Konstruksion”, ndërsa në shkrimin tonë të 29 shtatorit 2025 ngritëm pikëpyetje mbi mënyrën e zhvillimit të garës dhe skualifikimin e disa operatorëve konkurrues. Procedura u shoqërua edhe me “Flamur të Kuq” nga Open Data Albania.

Sipas dokumenteve të tenderit, në garë morën pjesë disa operatorë, ndërsa një prej ofertave konkurruese ishte rreth 130 milionë lekë më e ulët se oferta e kompanisë që fitoi. Operatorët e tjerë u skualifikuan për arsye të lidhura me kriteret teknike, duke bërë që “Gjoka Konstruksion” të mbetej fitues i procedurës. Projekti parashikonte ndërtimin e një segmenti rreth 1.7 kilometra, përfshirë rrugën pas daljes së tunelit dhe lidhjen me aksin Palasë-Dhërmi.

Një vit më pas, tenderi mbetet pjesë e historikut të prokurimeve publike në zonën e Llogarasë, ku “Gjoka Konstruksion” dhe “4 A-M” kanë marrë gjithashtu kontratën për mirëmbajtjen dhe operimin e tunelit. Në kushtet kur procedurat publike dhe zhvillimet e mëvonshme kanë sjellë pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të tenderave, rikthimi te dokumentet e kësaj procedure shërben për të parë se si u zhvillua gara dhe cilat kompani përfituan nga kontratat publike në një prej akseve më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.

Gentian Gjyli, ish-drejtues i ARRSH-së, është nën hetim për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”. Në maj 2026, GJKKO vendosi të vijojë masën e arrestit në shtëpi dhe pranoi kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve me tre muaj, ndërsa në gusht masa ndaj Gjylit u zbut në detyrim për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit.

Rrok Gjoka, pronari i kompanisë që fitoi tenderin e rrugëve lidhëse, u paraqit në SPAK më 5 gusht 2026, ku qëndroi rreth tre orë. Deri në atë moment, SPAK nuk kishte bërë publik motivin e thirrjes së tij, ndaj nuk mund të thuhet se paraqitja lidhej patjetër me tenderin e rrugëve lidhëse apo me hetimin e Tunelit të Llogarasë. Ndërkohë, të dhënat e shpenzimeve publike tregojnë se edhe gjatë vitit 2026 ARRSH ka kryer pagesa ndaj “Gjoka Konstruksion” për kontratën e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë.