Sot do të rikujtojmë një nga ditët më të veçanta dhe njëkohësisht më të dhimbshme për shqiptarët. Më 4 shtator 2004, në stadiumin “Qemal Stafa”, Shqipëria mposhti me rezultatin 2-1 Greqinë, e cila vetëm pak muaj më herët kishte fituar Kampionatin Europian. Golat e Adrian Aliaj dhe Edvin Muratit i dhuruan kombit një fitore historike, duke ndezur festën në të gjithë vendin, me flamujt kuqezi që valëviteshin në rrugë.
Por ajo fitore u shoqërua me një ngjarje tragjike në ishullin Zakinthos të Greqisë. Gramoz Palushi, një 20-vjeçar shqiptar, u vra me thikë teksa festonte fitoren e Shqipërisë me flamurin kuqezi. Sipas raportimeve të kohës, autori ishte greko-amerikani Panagiotis Kladis, ndërsa ngjarja shkaktoi tronditje të madhe në komunitetin shqiptar. Palushi u bë simbol i një nate që për shqiptarët nisi me festë dhe përfi në tragjedi.
Sot, 22 vite më pas, 4 shtatori mbetet i lidhur me dy kujtime të forta: gëzimin e fitores historike ndaj Greqisë dhe dhimbjen për humbjen e jetës së Gramoz Palushit. Kujtimi i tij vijon të mbetet pjesë e memories së shqiptarëve, si një thirrje për të mos harruar një ngjarje tragjike që ndodhi në një natë kur sporti duhej të ishte vetëm festë dhe krenari.

