Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diplomacisë.
Njeriu që nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë, për arsyen e thjeshtë se kolegët e tij kanë kaluar vetingun, ndërsa ai ka “dalë nga dritarja dhe ka hyrë nga dera” pa kaluar në procesin filtrues, njeriu që gëzon një sërë pronash nga Tirana në Jug të Shqipërisë, njeriu që është paguar nga George Soros, ka depërtuar në sistemin e diplomacisë.
CNA ka zbuluar se vajza e tij, Evi Sadushi, prej vitesh mban pozicionin e Sekretares së Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid, Spanjë. Sokol Sadushi, tentakula edhe në diplomaci
29 Qershor, 13:25 Për të vërtetuar faktin se Sokol Sadushi i ka shtrirë tentakulat deri në sistemin e diplomacisë, CNA iu drejtua me një shkresë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Përmes shkresës, kërkuam informacion në lidhje me procedurën e emërimit të vajzës së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Evi Sadushit, në detyrën e Sekretares pranë Ambasadës së Shqipërisë në Spanjë.
CNA kërkoi:
-Kur ka filluar ushtrimin e funksionit në sistemin e diplomacisë Evi Sadushi, cila është detyra që ka marrë?
-Çfarë detyre funksionale mban aktualisht?
-A është emërimi i Evi Sadushit në kundërshtim me ligjin e Shërbimit të Jashtëm?
-Mbi çfarë kriteresh ligjore profesionale është bërë emërimi dhe ngjitja e shpejtë në karrierën diplomatike e Evi Sadushit?
-Sa është kostoja mujore që paguan Ministria e Jashtme për Evi Sadushin (paga, qiraja e banesës, shpenzimet etj.) Sokol Sadushi, si agjenci imobiliare
27 Qershor, 14:06 Nga përgjigjja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme rezultoi se Evi Sadushi, me marrëveshje të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, me Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, ka ushtruar funksionin e juristes pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Këshillin e Europës si përfaqësuese në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2016-2019.
Po ashtu, Evi Sadushi në vitin 2019 është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Shqipërisë në Madrid, ndërsa që prej vitit 2021 mban detyrën e Sekretares së Parë në Ambasadën e Shqipërisë po në Madrid. Sokol Sadushi, i paguar nga Soros
28 Qershor, 11:10 Kjo përgjigje tregon qartë deri ku kanë shkuar tentakulat e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me vajzën e tij që prej rreth 7 vitesh është pjesë e sistemit të diplomacisë.
Sokol Sadushi, njeriu që kapi majat e sistemit të drejtësisë pa kaluar vetingun, një nga arkitektët e Reformës në Drejtësi që së bashku me të tjerë shkroi ligje për të shpëtuar veten, që regjistron prona dhe pasuri marramendëse, përveçse institucioneve të drejtësisë, ka duart e tij edhe në sistemin e diplomacisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

