Dy ditët e fundit një lajm mori dhenë. Në Itali qe bërë një padi ndaj Altin Dumanit dhe për këtë reaguan mediat e pushtetit, mediat e 99-çave të paguara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë që ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza të rënda penale.
Babai i një të akuzuari për shumë krime, i kapur dhe i zbërthyer jo vetëm në mesazhet e SkyECC dhe Enchrochat, por dhe nga dëshmitarë për ngjarje të rënda kriminale në Elbasan, një nga krerët e grupeve më të rrezikshme, shkoi dhe paditi Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut, se i ishte prishur imazhi me një njoftim apo me kërkesën për të sekuestruar disa prona. E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës 4 Gusht, 17:06 MEDIAT KRAH KRIMIT NË SULMIN NDAJ ALTIN DUMANIT
Në fakt, Altin Dumani kishte hetuar të birin dhe përpara se të kërkohet gjilpëra në kashtë, dihet se është thuajse e pamundur që Altin Dumani të ketë gabuar.
Mediat u bënë menjëherë partnere për t’i dhënë zë ç’ka ndodhur në gjykatë në Itali, duke thënë se kjo është një çështje e madhe, se Altin Dumani ka bërë këtë apo atë, në fakt paditësi pretendon se i është prishur imazhi nga Altin Dumani.
Në vend që, ndoshta, do të duhej të sillej ndryshe. Mos vallë do të duhet të kërkonte ndjesë për disa krime që kanë ndodhur, të cilat presin tashmë të zbardhen dhe të jenë si akuza në gjykatë e të kenë dhe vendim? “I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën 4 Gusht, 18:07 Altin Dumani u sulmua dhe ajo që ra në sy ishte gatishmëria e palëkundur e mediave të pushtetit të paguara nga paratë e koncesioneve, korrupsionit, skandaleve dhe aferave të rilindjes.
SULMI NDAJ OLS DADOS
Si Altin Dumani, u sulmua edhe Ols Dado në media, me padi në Gjykatën Administrative, për t’u dhënë mundësinë disa këllirave mediatike të kenë gojë të flasin dhe të shkruajnë, janë ata që paguan Erion Veliaj, janë ata që shkrimet ua marrin dhe ua çojnë për raporte mashtruese deri në Departamentin e Shtetit, deri në Senat e në Kongres. Skeda-Kush është Suel Çela, bosi i krimit në Elbasan që sulmon Altin Dumanin 4 Gusht, 18:26 SULMI NDAJ ERJON BANIT
Nuk u ndal vetëm te Dumani apo tek Ols Dado. Dy ditët e fundit është sulmuar edhe gjyqtari Erjon Bani dhe turpërisht ajo që bie në sy është fakti se drejtuesit e disa shoqatave mediatike në Tiranë po sillen si injorantë të pakufi dhe vegla të pështira pa ndonjë ndryshim të madh nga këllirat mediatike që u përdorën në sulm ndaj prokurorëve.
Erjon Bani, kreu i GJKKO-së, po akuzohet për një rregullore të re. Nuk shpiku rrotën, por theksoi se siç e ka GJEDNJ dhe Gjykata Kushtetuese ti nuk mund të hysh në gjykatë me telefon, jo vetëm gazetarët, por as avokatët, as prokurorët e as gjyqtarët. Është masë sepse GJKKO është një gjykatë fakti, një Gjykatë Penale. Erjon Bani, përballë këllirave mediatike/ Një sqarim për opinionin publik 5 Gusht, 12:38 Prej vitesh në Gjykatën Penale të Tiranës nuk hyn dot me telefon në dorë. Nuk lejohet në Gjykatën Penale të Tiranës apo në gjykata të tjera të hysh me telefon në dorë në sallën e gjyqit. Është e ndaluar, dhe pse nuk duhet të jetë edhe në GJKKO?
Sa për atë që thonë se në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj fitoi se ishte seanca live, vendimin për ta transmetuar direkt e mori vetë gjykata. Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn
31 Tetor, 10:03 Gjykatat e Faktit ku ka dëshmitarë, ku ka bashkëpunëtorë, ku ka të pandehur, nuk mund të jenë të lira, as të hapura. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, në asnjë gjykatë franceze, italiane, gjermane e as në SHBA.
Gjykatat e Faktit e Gjykatat Penale i zhvillojnë seancat me dyer të mbyllura, qytetarët mund të marrin pjesë, por jo duke mbajtur mjete komunikimi siç janë celularët.
PROKURORËT DHE GJYQTARI SULMOHEN PËR LLOGARI TË VELIAJT
Erjon Bani po sulmohet në mënyrë kriminale, po kryqëzohet nga të njëjtat media që kanë kryqëzuar Ols Dadon. Është e rastësishme? Jo.
Erjon Bani dhe Altin Dumani po sulmohen nga të njëjtat media që u sulmua Ols Dado. E rastësishme? Jo! Erjon Bani është sulmuar për një komentar, që thjesht kërkon të vendosë rregull. Çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn 5 Gusht, 10:06 Altin Dumani, Ols Dado dhe Erjon Bani janë sulmuar nga shumica e mediave të paguara nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për më tepër nuk mungojnë në sulme ndaj tyre edhe mediat e opozitës. Sikur kanë bërë një “krim” të tre bashkë. Mero Baze sulmon Erjon Banin për llogari të zdromsit 5 Gusht, 13:13 Dy prokurorët kanë hetuar, ndërsa gjyqtari Erjon Bani ka dhënë një vendim duke gjetur të ligjshme masën e arrestit me burg të Erion Veliajt dhe duke u dhënë të drejtë prokurorëve në bazë të fakteve dhe provave që ata kishin paraqitur.
Mediat e Erion Veliajt sulmuan Ols Dadon, i dhanë zë babait të Suel Çelës për Altin Dumanin, më pas sulmuan Erjon Banin
Kjo është ajo që ka ndodhur, është një dirigjencë në media që i bashkon në luftën ndaj këtyre tre personave. Megjithëse kanë të drejtën, të vërtetën dhe Zotin me vete, kanë kundër propagandën e pushtetit, disa media të opozitës, që edhe këto të fundit janë të gatshme më mirë të shkojnë të flenë me Erion Veliajn sesa të ketë prokurorë të pavarur në SPAK apo gjyqtarë me integritet, të cilët nuk janë sulmuar vetëm tani për këtë lloj vendimi, por edhe më shumë se një vit e gjysmë më parë kur u arrestua Erioni. Pse Erion Veliaj kërkon konflikt me prokurorin Ols Dado
24 Janar, 15:22 Çfarë nuk u tha dhe çfarë sulmesh nuk pati ndaj Ols Dados, tani babai i një krimineli të akuzuar sulmon Altin Dumanin dhe zërin e peshën publike ia jep media e pushtetit, ato që janë paguar nga Erion Veliaj dhe segmente të opozitës.
Në të njëjtën formë, në të tria rastet, në të njëjtat media, është një e përbashkët e madhe, është prangosur Erion Veliaj dhe tashmë mediat e dirigjuara prej tij, prej vëllait të tij, prej instrumenteve të pushtetit dhe segmenteve të opozitës, janë të gatshme të bëjnë gjithçka, të bëjnë zëdhënësin e krimit, të bëjnë bashkëpunëtorin me personin me 13 akuza të rënda penale.
Në vend që të mbështesin prokurorët për profesionalizmin e treguar, gjyqtarin për integritetin e treguar, vazhdojnë buçasin, pëllasin, duke tentuar ta mbajnë peng Shqipërinë, duke mos dashur të luftohet krimi dhe korrupsioni, por duke u bërë zëdhënësit e krimit dhe korrupsionit. Çfarë kërkon Erion Veliaj nga prokurorët e SPAK-ut? 6 Shkurt, 14:47 Në rastin e Erjon Banit, Altin Dumanit dhe Ols Dados zëdhënësit e korrupsionit bashkohen në një pikë, janë mediat e pushtetit me paratë e aferave që kërkojnë hakmarrje për burgosjen e Erion Veliajt dhe lirimin e këtij të fundit se janë pjesë e zullumeve, skandaleve dhe pisllëkut korruptiv që ka pushtuar Tiranën, asgjë më shumë se kaq.
Problemi nuk janë as Altin Dumani, as Ols Dado, as Erjon Bani. Problemi janë mediat që bëhen bashkëpunëtore në korrupsion dhe zëdhënëse të krimit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

