Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Si përfitoi Ermal Beqiri tender për mirëmbajtjen e sistemit të KESH edhe pas arrestimit? Përgjegjëse për kontratën, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ballukut te Infrastruktura


Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua skema financiare përmes së cilës, sipas SPAK, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfituan para nga tenderat e AKSHI-t.

Në emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, u trajtua skema financiare përmes së cilës, sipas SPAK, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfituan para nga tenderat e AKSHI-t. Dokumentari referon vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive dhe pagesat që, sipas hetimeve, janë kryer përmes kompanive “Soft & Solution”, “Fastech” dhe “First” drejt “EA Solution”. Në pjesën përmbyllëse, emisioni ndalet te pretendimi se “EA Solution” nuk kishte kapacitete teknologjike apo burime njerëzore për të përmbushur kontratat që merrte formalisht, si dhe te pagesat e tjera që SPAK thotë se përfitonte Agasi. Dokumentari ngre gjithashtu pikëpyetje për një kontratë të kompanisë së Beqirit me KESH-in, me vlerë rreth 10 mijë euro, ndërsa përmend edhe emrin e Joana Bushit. Pjesë nga dokumentari: Por pse SPAK ka bindjen se Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë bashkëpunuar së bashku për të përfituar miliona euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, njohur ndryshe si AKSHI.

Grafikë – Dosja Hetimore

Sipas vendimit të Gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe pasurive të tij, përmes shoqërisë së tij ‘EA Solution’, Ergys Agasi ‘ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare nga operatorët ekonomikë ‘Soft & Solution’ sh.p.k., në pronësi të Ermal Beqirit, ‘Fastech’ sh.p.k. të Andis Papa dhe ‘First’ sh.p.k. të Gëzim Hoxha.

Pagesat janë bërë formalisht për shërbime të ndryshme, por siç rezulton nga hetimet, ato ishin në të vërtetë shpërblim i dhënë për fitimin e tenderëve të AKSHI-t,

falë lidhjeve të ngushta që Agasi kishte me drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj, dorëhequr pas marrjes së saj si e pandehur.

Hetimi dokumentoi se ‘EA Solution’ nuk zotëronte asnjë kapacitet teknologjik apo burim njerëzor për të përmbushur angazhimet që formalisht merrte përmes kontratave.

Përveç pagesave direkte Agasi merrte edhe shpërblime të tjera sipas SPAK, siç ishin verërat e shtrenjta, që shkonin mbi 900 mijë euro.’

Por edhe pse ndodhet i arrestuar në Francë, ajo që është më skandaloze, është fakti se kompania e Ermal Beqirit, pavarësisht hetimeve dhe aferave korruptive në të cilat është përfshirë, vazhdon të marrë para nga buxheti i shtetit.

Nga ku rezulton se kompania ‘Soft & Solution’, në emër të Ermal Beqirit, pavarësisht shumës në dukje modeste, ka përfituar një kontratë publike në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ka fituar një tjetër kontratë publike nga KESH me vlerë rreth 10 mijë euro.

Kontratë që lidhet me mirëmbajtjen e sistemit financiar të KESH-it.

Pra kompania e Ermal Beqirit, do të kujdeset tashmë të mirëmbajë sistemin financiar të KESH-it, teksa është në hetim për tenderat e AKSHI-t.

Këtu nga ku mësohet se personi përgjegjës për këtë procedurë është Joana Bushi, ish-bashkëpunëtore e afërt e ish-zv/Kryeministres Belinda Balluku.

Edhe kjo e fundit në hetim nga SPAK, për disa vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin.

Joana Bushi e cila ka qenë fare pranë Ballukut, derisa kjo e fundit u largua nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës, në shkurtin e vitit 2026, pas hetimeve të hapura nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë që aktualisht zonja Bushi, është e emëruar si menaxhuese tenderash pranë Korporatës Elektroenergjitike.

Edhe pse është pjesë e dosjes hetimore për ‘pastrim parash’ të ish-shefes së saj, Belinda Balluku.

Teksa tashmë pritet zbërthimi i Ergys Agasit dhe ekstradimi i Ermal Beqirit nga Franca, për të parë poshtë asaj që deri më tani ka qenë vetëm maja e ajsbergut të aferës së AKSHI-t.

Por edhe të skemës mafioze se si krimi ka vënë përposhtë qeverinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb