Lajme Zone
S'i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim Ulian Shpatarakun, të besuarin e Ilir Prodës
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

S'i pëlqeu shërbimi dhe kërcënoi me jetë stafin e hotelit, Policia e Himarës shpall në kërkim Ulian Shpatarakun, të besuarin e Ilir Prodës

Burime bëjnë me dije se Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin. Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë.

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku. Burime bëjnë me dije se Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamerierin dhe administratorin. Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë. LEXO edhe...Sezoni turistik në Himarë, Lamallari inspekton masat e sigurisë: Zero tolerancë ndaj shkeljeve! Hita prezanton risinë: Kontrolli kufitar për mjetet lundruese bëhet në det Stafi i hotelit ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Himarës ku blutë kanë shpallur në kërkim ish-zyrtarin e policisë. Në maj, Skënder Hita e përjashtoi Shpatarakun nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë me argumentin se vijonte studimet. Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit dhe njihej si një nga të besuarit e Ilir Prodës. P.J/ReportTv.al Ulian Shpataraku himare Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.3% Jo 59.5% Nuk e di 5.3% Vota total: 1862 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?