Një skenë që ngjante me ato të filmave aksion u regjistrua në Tiranë, ku dy efektivë të Policisë rrethuan një automjet dhe nxorën menjëherë drejtuesin e tij, gjatë operacionit të koduar “Last Gun”. Sipas Policisë, në pranga u vu 32 vjeçari me inicialet R. V., i cili dyshohej se qarkullonte i armatosur me një automjet tip “Citroen DS3”. Ai u lokalizua dhe u ndalua në rrugën “Collakët”, ku gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion. LEXO edhe...Ishte në arrest shtëpie, por dilte për të vjedhur në Tiranë, arrestohet 23-vjeçarit që boshatisi kasat e 5 bizneseve në kryeqytet (VIDEO) Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi gjithashtu automjetin, dy aparate celularë dhe 15 800 euro. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i plotw i Policisw sw Shtetit Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST GUN”. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion, 1 automjet, 2 aparate celularë dhe 15 800 euro. Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet dhe dyshohej se mbante armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin “Last Gun”. Në kuadër të cilit në rrugën “Collakët”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin qarkullonte shtetasi R. V., 32 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celularë dhe shuma prej 15 800 eurosh. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. V. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al Tirane armembajtje pa leje pistolete Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.6% Keq 21.6% Nuk e di 7.7% Vota total: 194 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?
