Foto ilustruese Pasuria e kreut të FSHZH-së, kompanitë familjare dhe huatë mijëra euro. Si ndryshoi pasuria nga vitit 2019 e në vijim... Miliona lekë dividendë nga kompanitë private, kalimi i aksioneve nga prindërit te djali, biznese të reja në emër të familjarëve dhe hua në euro e dollarë. Këto janë disa nga lëvizjet financiare që Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka pasqyruar në deklaratat e pasurisë nga marrja e detyrës në vitin 2019 deri në fund të vitit 2025. Gjatë kësaj periudhe kanë ndryshuar si pronësia e kompanive të familjes, ashtu edhe burimet e të ardhurave të bashkëshortes dhe dy djemve të tij.
Në deklaratën e dorëzuar më 6 mars 2019, Agolli zotëronte 100% të aksioneve të kompanisë "Magnum Opus Group", me vlerë të deklaruar të kapitalit prej 66.25 milionë lekësh. Ai kishte gjithashtu 76.4% të aksioneve të "Ardex Consulting", me vlerë 2.41 milionë lekë. Bashkëshortja, Rovena Agolli, zotëronte 23.6% të "Ardex Consulting", me vlerë 744 mijë lekë, dhe 49% të kompanisë "Goldsmart", me vlerë 11.18 milionë lekë.
Gjatë vitit 2019, Agolli deklaroi pakësimin me 35.74 milionë lekë të kapitalit të tij në "Magnum Opus Group", ndërsa në llogarinë bankare regjistroi një shtesë prej 100 mijë eurosh nga likuidimi i një pjese të kapitalit. Po atë vit, ai përfitoi 32.88 milionë lekë dividendë nga kompania, si dhe 20.56 milionë lekë nga shlyerja e një huaje që i kishte dhënë më parë shoqërisë. Nga paga si administrator deklaroi 3.2 milionë lekë. Dritan Agolli, sazexhiu i milionave: si përdor taksat e shqiptarëve për investime boshe
19 Shtator, 16:33 Edhe Rovena Agolli deklaroi të ardhura nga biznesi në vitin 2019. Ajo përfitoi 1.8 milionë lekë dividendë nga "Goldsmart", ku ishte ortake me 49%, dhe rreth 1.96 milionë lekë nga paga si administratore dhe auditore ligjore.
Në vitin 2020, aksionet e "Ardex Consulting" kaluan nga prindërit te djali i tyre, Flladi Agolli. Dritan Agolli deklaroi shitjen e 76.4% të aksioneve për 76,400 lekë, ndërsa bashkëshortja shitjen e pjesës së saj prej 23.6% për 23,600 lekë. Në të njëjtin vit, Flladi Agolli deklaroi blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë për 100 mijë lekë.
Rovena Agolli shiti gjithashtu 49% të aksioneve në "Goldsmart" për 49 mijë lekë dhe nisi aktivitetin e saj si person fizik "Agolli Consulting", në fushën e auditimit ligjor. Për vitin 2020 deklaroi rreth 1.06 milionë lekë fitim nga ky aktivitet, krahas të ardhurave nga paga.
Aktiviteti privat i familjarëve u zgjerua në vitet pasuese. Në vitin 2022, Flladi Agolli deklaroi themelimin e kompanisë "Bedouin", me kapital 100 mijë lekë dhe pronësi 100%. Ai deklaroi të ardhura nga pagat në "HMS", "Ardex Consulting" dhe "Bedouin".
Në vitin 2023, Rovena Agolli themeloi kompaninë "Agolli Auditing & Consulting", me kapital 100 mijë lekë dhe zotërim të plotë të aksioneve. Për këtë vit, ajo deklaroi 4.36 milionë lekë fitim nga aktiviteti sipërmarrës "Agolli Consulting" dhe 514 mijë lekë të ardhura nga paga. I paprekshmi Dritan Agolli; 2 tenderë të rinj, 12.72 milionë euro, vazhdon batërdinë në Fondin Shqiptar të Zhvillimit 8 Korrik, 15:03 Ndërkohë, Flladi Agolli deklaroi në vitin 2023 rreth 2.09 milionë lekë të ardhura nga pagat në tri kompani: 293 mijë lekë nga "Ardex Consulting", 700 mijë lekë nga "HMS" dhe 1.1 milionë lekë nga "Bedouin".
Në vitin 2024, ai deklaroi edhe 1 milion lekë të ardhura nga dividendi, krahas 471 mijë lekëve pagë nga "Ardex Consulting", 655 mijë lekëve nga "HMS" dhe 1.2 milionë lekëve nga "Bedouin". Të ardhurat e tij për këtë vit arritën në 3.32 milionë lekë.
Për vitin 2025, Flladi Agolli deklaroi të ardhura nga katër kompani private: 328 mijë lekë nga "Invest Premium", 408 mijë lekë nga "Ardex Consulting", 610 mijë lekë nga "HMS" dhe 1.2 milionë lekë nga "Bedouin". Totali i pagave të deklaruara prej tij ishte 2.55 milionë lekë.
Edhe djali tjetër, Martin Agolli, ka deklaruar të ardhura nga kompanitë private. Në vitin 2022, ai përfitoi pagë nga "Bedouin", ndërsa në vitet 2023 dhe 2024 deklaroi të ardhura nga "Ardex Consulting". Për vitin 2025, Martin Agolli deklaroi 300 mijë lekë pagë nga "Bedouin" dhe 364 mijë lekë nga "Ardex Consulting".
Për Dritan Agollin, dividendët vijuan të shfaqeshin edhe pas vitit 2019. Në vitin 2022, ai deklaroi 3 mijë euro nga tërheqja e dividendit, në vitin 2023 përfitoi 3.45 milionë lekë, ndërsa në vitin 2024 deklaroi 15 mijë euro. Në deklaratën e fundit, atë të vitit 2025, Agolli ka shënuar 790 mijë lekë të ardhura nga dividendi, krahas 5.25 milionë lekëve pagë neto nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Rovena Agolli deklaroi për vitin 2024 rreth 3.96 milionë lekë fitim nga "Agolli Auditing & Consulting" dhe 532 mijë lekë pagë. Në vitin 2025, ajo deklaroi 1.2 milionë lekë dividendë dhe 638 mijë lekë pagë nga e njëjta kompani.
Krahas të ardhurave nga bizneset, një tjetër zë që përsëritet në deklaratat e familjes Agolli janë huadhëniet dhe huamarrjet, përfshirë shumat e dhëna nga prindërit për djalin e tyre.
Në vitin 2019, Dritan dhe Rovena Agolli deklaruan një hua prej 20,280 dollarësh për djalin e tyre, Flladi Agolli, për mbulimin e shpenzimeve të studimit. Në vitin 2020 u deklarua një tjetër hua prej 11,815 dollarësh për të njëjtin qëllim. Në fund të atij viti, Flladi Agolli deklaronte një detyrim prej 32,095 dollarësh ndaj prindërve për financimin e studimeve.
Por huatë familjare nuk kufizoheshin vetëm te shkollimi. Në vitin 2020, Flladi Agolli deklaroi edhe 21 mijë euro hua të marrë nga prindërit për mbulimin e detyrimeve financiare të kompanisë "HM&S".
Huadhëniet vijuan të pasqyroheshin edhe në deklarimet e viteve pasuese. Në vitin 2022, Rovena Agolli deklaroi një hua prej 720 mijë lekësh, ndërsa Flladi Agolli një hua të dhënë prej 545 mijë lekësh dhe shtesë në huadhënie prej 40,335 eurosh.
Në vitin 2023, Rovena Agolli deklaroi një hua të re prej 36 mijë eurosh, të dhënë më 7 nëntor, me burim kursimet. Po atë vit, ajo deklaroi pakësimin e huadhënieve të mëparshme me 720 mijë lekë dhe 25 mijë paund.
Në vitin 2024, bashkëshortja e Agollit deklaroi një tjetër hua prej 19 mijë eurosh, ndërsa Flladi Agolli dy huadhënie nga 500 mijë lekë secila, me burim të deklaruar të ardhurat nga biznesi.
Në deklaratën e vitit 2025, Dritan Agolli shënoi 97 mijë euro hua të dhënë më 31 janar, me burim të deklaruar "Tjetër". Në të njëjtin vit, ai deklaroi pakësimin me 100,068.70 euro të një llogarie bankare personale. Rovena Agolli deklaroi gjithashtu pakësimin e dy huadhënieve, përkatësisht me 8 mijë dhe 19 mijë euro.
Ndryshime janë regjistruar edhe në pasuritë e paluajtshme të familjes. Në deklaratën fillestare të marsit 2019, Dritan Agolli kishte në pronësi një apartament me sipërfaqe 160.5 metra katrorë në Tiranë, me vlerë të deklaruar 11.39 milionë lekë. Bashkëshortja kishte deklaruar një truall prej 500 metrash katrorë dhe një ndërtesë dykatëshe në bashkëpronësi.
Në vitin 2020, Rovena Agolli deklaroi ndryshimin e pjesës së saj takuese në një truall dhe ndërtesë, pas heqjes dorë nga bashkëpronarë të tjerë.
Lëvizja më e madhe në pasuritë e paluajtshme u regjistrua në vitin 2022. Dritan Agolli deklaroi shitjen e një apartamenti me sipërfaqe 160.90 metra katrorë për 360 mijë euro, me kontratë të datës 14 shkurt 2022.
Po gjatë këtij viti, familja deklaroi blerjen e dy apartamenteve me sipërfaqe rreth 138.45 metra katrorë secili, me vlerë 152,295 euro për apartament, si dhe dy garazhe me vlerë nga 11 mijë euro. Pasuritë janë deklaruar në bashkëpronësi nga Dritan dhe Rovena Agolli.
Në deklarimet pasurore përfshihen edhe pasuritë e djemve. Në vitin 2020, Flladi Agolli deklaroi një apartament me sipërfaqe 115 metra katrorë, të përfituar përmes huamarrjes nga gjyshi, pa vlerë të përcaktuar në formular.
Deklarata më e fundit, për vitin 2025, përfshin 6.04 milionë lekë të ardhura nga paga dhe dividendi për Dritan Agollin, 1.84 milionë lekë për bashkëshorten, 2.55 milionë lekë për Flladi Agollin dhe 664 mijë lekë për Martin Agollin.
Vjedhja e banesës
Por teksa shohim deklarimin pasuror të familjes Agolli, ka një detaj interesant. Pra, kreu i FSHZH-së është kujdesur të mos ketë shumë prona dhe përdor kompanitë për të justifikuar të ardhurat, të cilat nën rrogoz janë shumë herë më të mëdha.
Shifrat më lart bien në kontrast me raportimet e disa muajve më parë, ku u bë e ditur se një grup grabitësish profesionistë dhe të mirëinformuar mësohet se kanë hyrë, bastisur dhe vjedhur çdo gjë me vlerë në një apartament të padeklaruar dhe të fshehur të Dritan Agollit. Ora diamanti, çanta me euro dhe piktura/ Detajet si ju grabit banesa Agollit të FSHZH dhe skema e aferave me Bashkim Ulajn
27 Qershor, 15:07 Vjedhja është mbajtur e fshehtë. Agolli nuk ka bërë denoncim në polici, pasi një veprim i tillë mund ta implikonte penalisht dhe t’i hapte punë me SPAK-un, pasi apartamentin objekt vjedhjeje nuk e ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, bashkë me paratë dhe sendet e vjedhura, të cilat nuk i justifikon me të ardhura të ligjshme.
Apartamenti, paratë dhe sendet dyshohet se janë produkt i aferave korruptive të Dritan Agollit me tenderët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. SPAK-u dyshohet se e ka futur nën lupë Agollin, pasi ai është marrë në pyetje, por deri tani nuk ka pasur veprime konkrete. Deklarimi pasuror i Dritan Agollit në ILDKP Viti 2019 – Deklarata para fillimit të detyrës, 6 mars 2019
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe llogaritë bankare:
11,392,923 lekë – apartament banimi me sipërfaqe 160.5 m² në Tiranë, në pronësi 100%.66,251,439 lekë – kapital në shoqërinë "Magnum Opus Group", me 100% të aksioneve.2,411,034 lekë – aksione në "Ardex Consulting", me pjesë 76.4%.133,863 lekë – llogari bankare.39,896 lekë – llogari bankare.23,029 euro – llogari bankare.15,094 USD – llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, pjesa takuese 50%.125,000 euro – llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, pjesa takuese 50%.69 CHF – llogari bankare.
Të ardhurat:
- 133,363 lekë – pagë si administrator i "Magnum Opus Group", 1 janar–5 shkurt 2019.
2. Rovena Agolli – bashkëshortja
Pasuritë dhe llogaritë bankare:
744,776 lekë – aksione në "Ardex Consulting", me pjesë 23.6%.11,179,535 lekë – aksione në "Goldsmart", me pjesë 49%.125,000 euro – llogari bankare e përbashkët, pjesa takuese 50%.15,094 USD – llogari bankare e përbashkët, pjesa takuese 50%.34,667 lekë – llogari bankare.Truall 500 m² dhe ndërtesë dykatëshe – në bashkëpronësi 50%.36,000 USD – kthim i një huaje të dhënë në vitin 2018, transferuar në bankë në shkurt 2019.6,000 USD – para fizike (cash).
Të ardhurat:
68,330 lekë – pagë si administratore e "Ardex Consulting", 1 janar–5 shkurt 2019.56,526 lekë – pagë si administratore/auditore ligjore e "Goldsmart", 1 janar–5 shkurt 2019.Detyrimet:
- 56,284 lekë – detyrim në kartë krediti.
3. Flladi Agolli – djali
Pasuritë:
- 2,937 USD – gjendje në llogari bankare në SHBA.
Të ardhurat:
- 4,049 USD – pagë nga "Trump Doral International Hotel", Miami, 1 janar–5 shkurt 2019.
Viti 2019 – Deklarata vjetore
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
35,743,070 lekë – pakësim i kapitalit në "Magnum Opus Group".100,000 euro – shtesë në llogari bankare nga likuidimi i një pjese të kapitalit.20,564,625 lekë – shlyerje e huasë që i kishte dhënë shoqërisë.6,664 lekë – shtesë bankare nga interesat.9,625 USD – shtesë në llogari bankare të përbashkët.20,280 USD – hua e dhënë djalit për studime.Të ardhurat dhe hyrjet financiare:
32,883,624 lekë – dividend nga "Magnum Opus Group".20,564,625 lekë – kthim i huasë nga shoqëria.3,206,580 lekë – pagë si administrator.
2. Rovena Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
12,000 euro – pakësim i llogarisë bankare.98,537 lekë – shtesë në llogari bankare.9,625 USD – shtesë në llogari të përbashkët.30,000 USD – kthim huaje.20,280 USD – hua për djalin.1,960,000 lekë – pakësim kapitali në "Goldsmart".1,803,200 lekë – detyrim i likuiduar nga "Goldsmart".
Të ardhurat:
1,957,958 lekë – pagë si administratore/auditore ligjore.1,803,200 lekë – dividend nga "Goldsmart".Detyrimet:
- 6,384 lekë – kartë krediti.
3. Flladi Agolli
Pasuritë:
2,937 USD – llogari bankare.11,161 GBP – llogari bankare.5,000 lekë – llogari bankare.Të ardhurat:
20,434 USD – punësim në "Trump Doral International Hotel Exchange", 5 shkurt–19 gusht 2019.140,000 lekë – pagë nga "Magnum Opus Group", tetor–dhjetor 2019.Detyrimet:
- 20,280 USD – hua familjare për studimet.
Viti 2020
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
76,400 lekë – shitja e 76.4% të kuotave në "Ardex Consulting".8,621 euro – pakësim i llogarisë bankare.246,740 lekë – shtesë në llogari bankare.14,883 USD – pakësim i llogarisë së përbashkët.11,815 USD – hua e dhënë djalit për studime.
Të ardhurat:
4,386,746 lekë – pagë dhe shpërblime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.76,400 lekë – shitja e kuotave në "Ardex Consulting".Detyrimet: Nuk janë deklaruar.
2. Rovena Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
25% – pjesë takuese në truall dhe ndërtesë, nga heqja dorë e bashkëpronarëve të tjerë.23,600 lekë – shitja e 23.6% të kuotave në "Ardex Consulting".49,000 lekë – shitja e 49% të kuotave në "Goldsmart".100% – aktiviteti si person fizik "Agolli Consulting".25,041 euro – pakësim bankar.73,790 lekë – pakësim bankar.14,883 USD – pakësim i llogarisë së përbashkët.11,815 USD – hua për djalin.21,000 euro – hua për djalin.1,803,200 lekë – shlyerje e dividendit të mëparshëm nga "Goldsmart".877,684 lekë – detyrim i palikuiduar nga paga dhe fitimi i aktivitetit.
Të ardhurat:
509,353 lekë – paga nga aktivitetet profesionale.1,057,684 lekë – fitim nga "Agolli Consulting".23,400 lekë – të ardhura nga shitja e kuotave në "Ardex Consulting", siç figurojnë në rubrikën e të ardhurave.49,000 lekë – të ardhura nga shitja e kuotave në "Goldsmart".
Detyrimet:
- 32,717 lekë – kartë krediti.
3. Flladi Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
Apartament 115 m² – përfituar me huamarrje nga gjyshi, në pronësi 100%.100,000 lekë – blerja e 100% të kuotave në "Ardex Consulting".100,000 lekë – krijimi i shoqërisë "HM&S".11,132 GBP – pakësim bankar për shkollimin.4,443 lekë – pakësim bankar.77,009 lekë – shtesë bankare nga paga.21,000 euro – hua nga prindërit për "HM&S".
Të ardhurat:
916,000 lekë – pagë nga "HM&S".47,226 lekë – pagë nga "Ardex Consulting".70,700 lekë – pagë nga "Magnum Opus Group".
Detyrimet:
32,095 USD – detyrim ndaj prindërve për studimet.21,000 euro – detyrim ndaj prindërve për "HM&S".
Viti 2022
Deklarata vjetore, dorëzuar më 31 mars 2023.
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
11,000 euro – garazh 21.50 m², bashkëpronësi 50%.152,295 euro – apartament 138.45 m², bashkëpronësi 50%.11,000 euro – garazh 23.50 m², bashkëpronësi 50%.152,295 euro – apartament 138.45 m², bashkëpronësi 50%.360,000 euro – shitja e apartamentit 160.90 m², më 14 shkurt 2022.33,398 euro – gjendje në llogari bankare të përbashkët më 31 dhjetor 2022.16.92 CHF – pakësim në llogari bankare të përbashkët.730 lekë – shtesë në llogari bankare të përbashkët.96,317 lekë – shtesë në llogari bankare personale.18 euro – pakësim në llogari bankare personale.
Të ardhurat:
360,000 euro – nga shitja e apartamentit.4,291,044 lekë – pagë neto nga FSHZH.82,500 lekë – të ardhura të tjera.3,000 euro – dividend.Detyrimet: Nuk janë deklaruar.
2. Rovena Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
11,000 euro – garazh 21.50 m², bashkëpronësi 50%.152,295 euro – apartament 138.46 m², bashkëpronësi 50%.11,000 euro – garazh 23.50 m², bashkëpronësi 50%.152,295 euro – apartament 138.45 m², bashkëpronësi 50%.12,000 euro – pakësim i gjendjes cash.33,398 euro – gjendje në llogari bankare të përbashkët.10,857 lekë – pakësim bankar.730 lekë – shtesë në llogari të përbashkët.388.53 lekë – pakësim bankar.6,141.60 euro – pakësim bankar.16.92 CHF – pakësim në llogari të përbashkët.720,000 lekë – hua e dhënë më 14 nëntor 2022.38,000 euro – pakësim i huadhënies.
Të ardhurat:
2,913,554 lekë – fitim nga "Agolli Consulting".292,000 lekë – pagë neto nga "Agolli Consulting".
Detyrimet:
107,746 lekë – detyrim në kartë krediti.80,259 lekë – shlyerje gjatë vitit për kartën e kreditit.
3. Martin Agolli
Pasuritë:
134 CHF – gjendje në llogari bankare.0 lekë – gjendje në një tjetër llogari bankare.
Të ardhurat:
- 120,768 lekë – pagë nga "Bedouin", 1 korrik–28 gusht 2022.
Detyrimet: Nuk janë deklaruar.
4. Flladi Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
100,000 lekë – 100% e kuotave në "Bedouin", themeluar më 30 mars 2022.0 lekë – vlera e deklaruar për "Ardex Consulting", me status të pezulluar.600,000 lekë – gjendje cash.5,555,631 lekë – pakësim në llogari bankare.198,527 lekë – pakësim në një tjetër llogari bankare.545,000 lekë – hua e dhënë më 30 shtator 2022.40,335 euro – shtesë në huadhënie.
Të ardhurat:
53,415 lekë – pagë nga "Bedouin".1,196,000 lekë – pagë nga "HMS".Detyrimet: Nuk janë deklaruar.
Viti 2023
Deklarata vjetore, dorëzuar më 29 mars 2024.
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
7,491 USD – pakësim në llogari bankare të përbashkët.298,279 lekë – shtesë në llogari bankare personale.29,089 euro – pakësim në llogari bankare të përbashkët.2,355,730 lekë – shtesë në llogari bankare të përbashkët.3,968 CHF – shtesë në llogari bankare të përbashkët.1,181,843 lekë – vlera e fondit të investimit për pension; kontributi i investuar 1,099,360 lekë.
Të ardhurat:
4,370,563 lekë – pagë neto nga FSHZH.3,454,400 lekë – dividend.Totali: 7,824,963 lekë.
2. Rovena Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
100,000 lekë – 100% e kuotave në "Agolli Auditing & Consulting", themeluar më 15 nëntor 2023.32,160 lekë – shtesë bankare.2,335,730 lekë – shtesë në llogari të përbashkët.7,490.70 USD – pakësim në llogari të përbashkët.29,089 euro – pakësim në llogari të përbashkët.3,968 CHF – shtesë në llogari të përbashkët.36,000 euro – hua e dhënë më 7 nëntor 2023.720,000 lekë – pakësim i huadhënies.25,000 GBP – pakësim i huadhënies.
Të ardhurat:
4,362,597 lekë – fitim nga "Agolli Consulting".514,692 lekë – pagë neto.Totali: 4,877,289 lekë.
Detyrimet:
107,746 lekë – shlyerje e kartës së kreditit.70,000 lekë – detyrim i mbetur.
3. Martin Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
7.34 lekë – shtesë bankare.30.18 CHF – pakësim bankar.Të ardhurat:
- 105,014 lekë – pagë nga "Ardex Consulting". Në formular shënohet periudha 15 qershor–30 shtator 2022.
Detyrimet: Nuk janë deklaruar.
4. Flladi Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
0 lekë – vlera e pjesëmarrjes në "Ardex Consulting", me pjesë takuese 0%.600,000 lekë – pakësim i gjendjes cash.23,538 lekë – pakësim bankar.1,169 lekë – pakësim në një tjetër llogari.28,000 euro – pakësim i huadhënies.
Të ardhurat:
293,113 lekë – pagë nga "Ardex Consulting".700,650 lekë – pagë nga "HMS".1,100,000 lekë – pagë nga "Bedouin".Totali: 2,093,763 lekë.
Detyrimet:
25,000 GBP – shlyerje e një detyrimi ndaj të tretëve.20,000 GBP – detyrim i mbetur më 31 dhjetor 2023.
Viti 2024
Deklarata vjetore, dorëzuar më 31 mars 2025.
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
36 euro – pakësim bankar.2,255 USD – pakësim në llogari të përbashkët.24,522.60 lekë – shtesë bankare.2,360,794 lekë – pakësim në llogari të përbashkët.4,309 euro – pakësim në llogari të përbashkët.3,968 CHF – pakësim në llogari të përbashkët.455,463.26 lekë – shtesë në fond investimi.
Të ardhurat:
5,153,925 lekë – pagë neto nga FSHZH.15,000 euro – dividend.
2. Rovena Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
0 euro – gjendje në llogari individuale.2,255.37 USD – pakësim në llogari të përbashkët.2,340,794 lekë – pakësim në llogari të përbashkët.0 lekë – llogari individuale e mbyllur.31,403.71 lekë – pakësim bankar.4,309 euro – pakësim në llogari të përbashkët.0 euro – llogari individuale e mbyllur.3,968 CHF – pakësim në llogari të përbashkët.19,000 euro – hua e dhënë më 23 shtator 2024.25,000 euro – pakësim i huadhënies.
Të ardhurat:
532,140 lekë – pagë neto nga "Agolli Auditing & Consulting".3,956,870 lekë – fitim nga aktiviteti i "Agolli Auditing & Consulting".Totali: 4,489,010 lekë.
Detyrimet:
70,000 lekë – shlyerje e kartës së kreditit.166,148 lekë – detyrim i mbetur.
3. Martin Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
61.24 CHF – pakësim bankar.2,546 lekë – shtesë bankare.
Të ardhurat:
- 110,000 lekë – pagë nga "Ardex Consulting", 15 qershor–30 shtator 2024.
4. Flladi Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
43,094.78 lekë – pakësim bankar.500,000 lekë – hua e dhënë më 11 qershor 2024.500,000 lekë – hua e dhënë më 1 shtator 2024.
Të ardhurat:
1,000,000 lekë – dividend.471,840 lekë – pagë nga "Ardex Consulting".655,160 lekë – pagë nga "HMS".1,200,000 lekë – pagë nga "Bedouin".Totali: 3,327,000 lekë.
Detyrimet:
107,600 lekë – detyrim në kartë krediti.0 lekë – shlyerje gjatë vitit për këtë detyrim.
Viti 2025Deklarata vjetore, me datë dorëzimi të shënuar 28 mars 2026.
1. Dritan Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
108,343.77 lekë – gjendje në llogari bankare personale të pagës më 31 dhjetor 2025.1,034.12 lekë – pakësim në llogari të përbashkët.615,348 lekë – pakësim në llogari bankare personale.100,068.70 euro – pakësim në llogari bankare personale.97,000 euro – hua e dhënë më 31 janar 2025, me kontratë dhe burim të deklaruar "Tjetër".502,756.94 lekë – shtesë në fond investimi.
Të ardhurat:
5,250,616 lekë – pagë neto nga FSHZH.790,000 lekë – dividend.Totali: 6,040,616 lekë.
2. Rovena Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
0.10 CHF – gjendje në llogari bankare.7,997.05 euro – shtesë në llogari të përbashkët.2.20 euro – shtesë në llogari individuale.757.45 lekë – pakësim bankar.1,034.12 lekë – pakësim në llogari të përbashkët.8,000 euro – pakësim i huadhënies.19,000 euro – pakësim i një tjetër huadhënieje.
Të ardhurat:
1,200,000 lekë – dividend.638,040 lekë – pagë nga "Agolli Auditing & Consulting".Totali: 1,838,040 lekë.
Detyrimet:
121,570.35 lekë – shlyerje e kartës së kreditit gjatë vitit.44,577.65 lekë – detyrim i mbetur.
3. Martin Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
78,341.69 lekë – shtesë në llogari bankare.0 CHF – llogari bankare e mbyllur.
Të ardhurat:
300,000 lekë – pagë nga "Bedouin", 1 tetor–31 dhjetor 2025.364,652 lekë – pagë nga "Ardex Consulting", 19 maj–15 shtator 2025.Totali: 664,652 lekë.
4. Flladi Agolli
Pasuritë dhe ndryshimet:
14,324.52 lekë – shtesë në llogari bankare.
Të ardhurat:
328,170 lekë – pagë nga "Invest Premium".408,586 lekë – pagë nga "Ardex Consulting".610,840 lekë – pagë nga "HMS".1,200,000 lekë – pagë nga "Bedouin".Totali: 2,547,596 lekë.
Detyrimet:
177,569 lekë – detyrim në kartë krediti.0 lekë – shlyerje gjatë periudhës së deklarimit.
/Pamfleti © Copyright Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.agolli pasuri miliona Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Sekuestrohet pasuria e Ilir Shehut, por nuk preken pronat e Xhaçkës e Gaçit: Biznesi i ilaçeve, tenderët dhe dosja e SPAK 21 Nëntor 2026, 17:2717:27Dosja e zezë Qeveria që bëri ‘rrush e kumbulla’ fondet e IPARD-it, tani do të kontrollojë fermerët me satelitë! 20 Nëntor 2026, 12:5312:53Dosja e zezë Mamica nis “qurravitjet” te “TV Shpëlarja”; Një telenovelë që i shërben vetëm Skënderbeut të saj 20 Nëntor 2026, 09:0309:03Dosja e zezë Jalta e re apo karikaturë e saj: Pse treshja nuk e ndryshon dot rendin botëror? 19 Nëntor 2026, 11:2311:23Dosja e zezë Të fshehtat e celulave shqiptare të “Vëllazërisë Muslimane” në Athinë 18 Nëntor 2026, 15:1715:17Dosja e zezë Historia e zezë e 15 Drejtorëve: QSUT 'Nënë Tereza', rekord korrupsioni, 35% e fondeve të abuzuara çdo vit 18 Nëntor 2026, 10:4110:41Dosja e zezë

