Studiuesit në Universitetin Flinders kanë zbuluar se kafeja dhe çaji mund të ndikojnë ndryshe në shëndetin e kockave tek gratë e moshuara. Studimi, i botuar në Nutrients, ndoqi gati 10,000 gra të moshës 65 vjeç e lart për 10 vjet.Lexo edhe:Shkencëtarët zbulojnë përbërësin natyral që ndihmon në riparimin dhe mbrojtjen e zorrëve Studiuesit shqyrtuan nëse pirja e kafesë ose çajit ishte e lidhur me ndryshimet në dendësinë minerale të kockave (BMD), e cila është një masë e rëndësishme e forcës së kockave dhe rrezikut të osteoporozës. Studiuesit regjistruan rregullisht se sa kafe dhe çaj pinin grate, dhe matën dendësinë e kockave në zonat e legenit dhe qafës femorale - zonat ku frakturat janë të zakonshme. Rezultatet treguan se gratë që pinin çaj kishin dendësi kockore pak më të lartë në ije sesa gratë që nuk pinin çaj. Edhe pse ndryshimi ishte i vogël, ai ishte statistikisht i rëndësishëm. Ndërkohë, pirja e rreth dy deri në tre filxhanëve kafe në ditë, nuk ishte e lidhur me kocka më të dobëta. Megjithatë, gratë që pinin më shumë se pesë filxhanë në ditë kishin dendësi më të ulët të kockave, duke sugjeruar që konsumi shumë i lartë i kafesë mund të ketë efekt negativ në shëndetin e kockave. "Në të kundërt, në studimet laboratorike është treguar se përmbajtja e kafeinës në kafe ndërhyn në thithjen e kalciumit dhe metabolizmin e kockave, megjithëse këto efekte janë të vogla dhe mund të kompensohen duke shtuar qumësht", shpjegoi bashkautori i studimit Ryan Liu. Studiuesit zbuluan gjithashtu se faktorë të tjerë të stilit të jetesës mund të ndikonin në këto rezultate. Lidhja negative midis kafesë dhe shëndetit të kockave ishte më e fortë tek gratë që kishin konsumuar më shumë alkool gjatë jetës së tyre. Ndërkohë, përfitimet e mundshme të çajit ishin më të forta tek gratë me obezitet. "Rezultatet tona nuk nënkuptojnë që duhet të hiqni dorë nga kafeja ose të filloni të pini çaj me shumicë", përfi Profesori i Asociuar Enwu Liu. "Por ata sugjerojnë që konsumi i moderuar i çajit mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të mbështetur shëndetin e kockave, dhe se konsumi shumë i lartë i kafesë mund të mos jetë ideal, veçanërisht për gratë që pinë alkool."/ DPA News.

