Lajme Zone
“Si ndihmova një pe**fil pa e ditur të vërtetën”
EkonomiJOQ Albania

“Si ndihmova një pe**fil pa e ditur të vërtetën”

Një qytetare ka rrëfyer një histori tronditëse, pasi për disa kohë i ka ardhur në ndihmë një burri të pastrehë në zonën e Astirit, pa e ditur të shkuarën e tij.

Një qytetare ka rrëfyer një histori tronditëse, pasi për disa kohë i ka ardhur në ndihmë një burri të pastrehë në zonën e Astirit, pa e ditur të shkuarën e tij.

Ajo ka treguar se fillimisht ishte motra e saj ajo që i çonte ushqime dhe në një rast e kishte dërguar në QSUT të moshuarin e pastrehë, pasi e kishte gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore.

Disa ditë më vonë, qytetarja tregon se e shoqëroi sërish në spital, ku gjatë bisedës burri i tregoi për jetën e tij dhe për vajzat me të cilat, sipas tij, nuk kishte më kontakte. Ai i kërkoi ta ndihmonte t’i gjente në rrjetet sociale.

Gjatë kërkimeve, vajza thotë se kontaktoi një person që njihte njërën prej vajzave të të moshuarit. Por ato që vajza i tregoi e tronditën pasi i zbuloi se burri ishte dënuar më parë për abuzim seksual ndaj një të miture, që ishte thjeshtra e tij.

Menjëherë pas këtyre të dhënave, ajo ka kërkuar në internet dhe ka gjetur raportimet e detajuara mediatike që përputheshin me historinë që kishte dëgjuar.

Ajo thotë se mbeti e tronditur pasi kuptoi se kujt i kishte ardhur në ndihmë dhe ka vendosur ta bëjë publike historinë për të paralajmëruar persona të tjerë që të kenë kujdes së kë ndihmojnë.

Mesazhi i vajzës:

Si ndihmova nje p*dofil pa e ditur te verteten.

Motra ime jeton ne Astir dhe prej shume kohesh i kish ardhur ne ndihme nje burri qe jeton ne rruge, dmth i pastreh. Shpesh i conte per te ngrene sa here e shikonte te ulur neper cepa pallatesh. Nje nate kish vajtur per ti dhene ushqim, dhe tha e pash ne gjendje te tmerrshme, me temperature te larte dhe krah te gjakosur, e kishin ngrene minjte. E mora me makine tha dhe e dergova ne spital qsut, ku atje i kishin bere cdo gje qe ishte e nevojshme. 5 dit pas ketij rasti me telefon motra ime dhe me thote te lutem do shkosh pak ne astir ta shikosh ate xhaxhin sepse me mori ne telefon dhe me tha jam shume keq dhe spo me prek njeri me dore. Vajta e gjeta diku ne semafor ne astir dhe pasi e pash gjendjen telefonova ambulancen. Ai me kerkoi ta shoqeroja ne spital pasi nese do shkonte vetem do e quanin lyps dhe nuk do i benin asnje sherbim, pasi sipas tij keshtu kishte ndodhur sa here qe kish vajtur vetem. Nejse, shkova me te. Pasi i bene ekszaminimet dhe ishim ne pritje nese do shtrohej apo jo, thash po e pyes per jeten e tij. Me tregoj qe ishte me origjin nga shkodra dhe ishte i ndar nga gruaja dhe kishte dy vajza te rritura. Me tregoj se kur kishte qene i martuar kishin ikur nga shkodra dhe jetonin ne patos te fjerit. Atje tha nje dit kur u ktheva nga puna gjeta ne shtepi gruan me komshiun duke me tradhetuar, dhe une tha e vr*va komshiun. Me pas jam arrestu dhe kam bere 14 vjete burg dhe per kete arsyeje femijet sme flasin dhe me kan braktis te gjithe. Me erdhi keq normalisht. Kur doktoresha erdhi dhe me tha qe do e shtronin ne spital, ne infektiv, ai me dha emrat e vajzave dhe me kerkoj qe tja gjera ne rrjete sociale. I premtova qe do ja gjeja vajzat dhe do mhesha ti ribashkoja. Pasi dal nga aty, fillova te kerkoj dhe me rezultonte nje adres e vjeter fb e njeres nga vajzave. Kur po shikoja shoqerin po i kerkoja te gjithe me rradhe, i shkruaj nje vajze qe rezultonte shoqja e vajzes se ketij. Komunikoj me te dhe me tha ate qe me tronditi . Po tha une e njoh vajzen qe kerkon por a e din ti qe babi i saj eshte ordiner, i them qe zoteria jeton ne rruge dhe i shpjegoj situaten. Ajo me tha, duhet ta lesh plehren atje te vdesi pasi ai eshte nje p**ofil, ka per**unuar vajzen e gruas. Realisht u trondita shume, kam bere kerkime ne google dhe fatkeqsisht gjithcka qe ajo me tha ishte e vertete. Mu rrenqeth mishin kur lexova, arrestohet njerku pe**fil pasi per**unoi te mituren. Kam ngritur duart nga qielli dhe kam thene o zot me fal por nuk e dija qe i kisha ardh ne ndihme nje pe**fili. Mbase shume prej jush do me gjykojne,shajn,ofendojne duke menduar qe dhe ai eshte njeri. Por jo, pe**fili nuk eshte njeri. Ai duhet te marri ndeshkimin e Allahut. Nese me pyet perse po e shkruaj kete tekst, vetem dua qe njerezit qe mendojne si une mos ti shkojne kurr ne ndihme ketij pe**fili qe sillet ne rrugica.