Gazetari Basir Çollaku ka ngritur pikëpyetje lidhur me procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të biznesmenit Ermal Beqiri, një nga personazhet e përmendur në dosjen e AKSHI-t. Në një intervistë për News24, Çollaku pretendoi se duhet verifikuar nëse urdhri i kërkimit ndërkombëtar për Beqirin u është përcjellë autoriteteve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku ai ka lëvizur dhe ka zhvilluar aktivitet.
Gazetari ngriti pyetjen nëse Austria, Sllovenia dhe Franca kanë qenë të informuara për statusin e tij juridik. “A është përcjellë urdhri i kërkimit nga prokurori dhe më pas nga Prokuroria e Posaçme te Interpol-i? Nëse këto vende do të kishin pasur dokumentet përkatëse, mendoj se ai nuk do të kishte mundur të merrte leje për këto kompani dhe aktivitete”, deklaroi ai.
Sipas Çollakut, nëse rezulton se njoftimet dhe procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar nuk janë kryer siç duhet, atëherë mund të kemi të bëjmë me një problem serioz institucional. “Ishte një nga personazhet kryesore të dosjes AKSHI. Zotëria i ndaluar, ishte në kërkim ndërkombëtar sipas vendimit të GJKKO. Ai kishte krijuar në Lubjanë një kompani fluturimi me 2 avionë të blerë në Austri. Ai ndalohet pas një fluturimi në një central bërthamor. A është në kërkim ndërkombëtar. Sipas GJKKO ai është në kërkim ndërkombëtar. Por siç shohim Austri, Slloveni dhe Franca, a kanë psaur njoftim për këtë fakt. Se nëse merr një leje për të fluturuar, duhet të bëhet i dituri identiteti personit që fluturon. Por pyetja është; a është përcjellë urdhri i kërkimit nga prokurori që më pas Prokuroria e Përgjegjshme ia përcjell Interpolit. Nëse ata do të kishin dokumente mendoj, ai nuk do të kishte marrë dot leje për këto kompani. Pra në këtë rast duhet hetim i thelluar. Kemi tre vende që mesa duket, me aq sa kemi, sikur nuk kanë qenë në dijeni të një urdhri shpërndarjeje të njoftimit të shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Nëse këto veprime rezultojnë të pakryera, jemi në prag të një skandali.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: collaku ermal beqiri

