Foto Pamfleti / Ish-Reparti Ushtarak i Çekrezit në Gramsh, 28,960 m² me 4,185 m² ndërtesa, iu dha Lucës me 'Kontratë 1 Euro' për 20 vite. Në 2023, Rama nxori Vendimin nr. 376 për t'ia shitur kompanisë 'Rozafa' me 12% të vlerës reale, por Peleshi këmbënguli për bllokim dhe Mete e ndaloi shitjen me Urdhër nr. 19954/2, datë 22 nëntor 2023." Një nga 36 pasuritë shtetërore që kryeministri Edi Rama i ka dhuruar mikut të tij, trafikantit peshkatar Gjergj Luca është ish-Reparti Ushtarak në Çekrez të Gramshit, me sipërfaqe 28 mijë e 960 m², nga e cila 4185 m² janë ndërtesa.
Këtë pasuri ia dha me Vendim nr. 526, datë 25 korrik 2019 të qeverisë, me "Kontratë 1 Euro" e afat përdorimi 20 vite, për biznes peshku dhe fermë blegtorale, me kushtin që të mos tjetërsohej me shitje e forma të tjera.
Por pas 4 vitesh, vetë kryeministri Edi Rama e shkeli ligjin për kontratat "1 Euro", duke nxjerrë Vendimin nr. 376, datë 21 qershor 2023, për t'i shitur me procedurë të përshpejtuar ish-Repartin Ushtarak të Çekrezit në Gramsh kompanisë "Rozafa" të Gjergj Lucës.
Për të finalizuar këtë grabitje sa më shpejt, më lehtësisht e sa më lirë financiarisht, me urdhër të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe në bashkëpunim me shefat e pronave, Gjergj Luca hartoi një dosje me dokumenta të falsifikuara, sikur reparti ushtarak i Çekrezit në Gramsh nuk ishte pronë e ushtrisë e sikur nuk kishte asnjë ndërtesë.
Në favor të Gjergj Lucës, me urdhër të ish-Ministres së Financave e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, shefat e pronave shtetërore në këtë ministri hartuan akt-vlerësim për shitjen e repartit ushtarak, me vlerë 12 për qind të vlerës reale dhe mashtrim sikur nuk kishte ndërtesa.
Por një informacion konfidencial i një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes, dërguar në SPAK dhe në zyrën e përfaqësisë së NATO-s pranë kësaj ministrie, i vuri në dijeni se po shitej reparti ushtarak në shkelje të ligjit, me dokumente false e për "5 lekë".
Ministri Niko Peleshi, në fund të muajit korrik 2023, u rakordoi me ministren Delina Ibrahimaj për të bllokuar shitjen e repartit ushtarak, me argumentin se shitja ishte e paligjshme dhe duhet të vazhdojë "Kontrata 1 Euro".
Deri më 13 shtator 2023, kur ishte ministre e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk pranoi të bllokonte procedurën e shitjes së repartit ushtarak, qëndrim që krijoi dyshime se kishte urdhër të prerë nga kryeministri Edi Rama, ose kishte bërë pazar "të majmë" me Gjergj Lucën.
Por ministri Peleshi vazhdoi këmbënguljen për bllokimin e shitjes së repartit ushtarak të Çekrezit në Gramsh, duke iu drejtuar me Shkresë Nr. 5836/1, datë 31 tetor 2023, ministrit të Financave, Ervin Mete, që sapo kishte zëvendësuar ministren Delina Ibrahimaj.
Ndërsa ministri Ervin Mete, me Urdhër Nr. 19954/2, datë 22 nëntor 2023, bllokoi privatizimin e Repartit Ushtarak në Çekrez-Gramsh, duke ndaluar grabitjen e kësaj pasurie shtetërore nga Gjergj Luca.
Çuditërisht, për bllokimin e shitjes heshti kryeministri Edi Rama, megjithëse nxori VKM nr. 376, datë 21 qershor 2023, për t'ia dhënë trafikantit peshkatar Gjergj Luca, me dokumente false e çmim shumë të ulët./Pamfletiniko peleshi gjergj luca ervin mete ish reparti ushtarak i çekrezit 3 Komente U Ushtaraku 16 Nëntor 2026, 13:34 Te pakten e paska bere nje pune te mire Niko Peleshi!!! Përgjigjjuni m metushi 16 Nëntor 2026, 14:03 ervin mete eshte nje plehre per gjergj lucen firmos privatizime sic shkruhet,ndersa ato qe e kane te rregullte privatizmin. flinte gjume me ushtaret e tij. kelysh komunisti edhe ky sa ka vjedh te autoriteti e ministria financat,ekonomise. keto socialistet kane pasur e kane qeveri me te korruptuar do jete ne histori te shqipwrise. eshte koha te zhduken fara e keqe dhe sekuestrim pasurish, ku ti perdorin qytetaret sic i vodhen taksat tyre. Përgjigjjuni S Specialisti 16 Nëntor 2026, 16:21 Po mire bete, shume mire, por pse nuk e ndalet ate te cmendur qe te mos e jepte vendburimin e Gorisht-Koculit me koncesion, nje nga pasurite me te medha te shqiptareve, qe na nevoitet per te nxjerre buken e gojes! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Dosja sekrete e Baton Haxhiut: Pse Ministria e Brendshme kundërshtoi shtetësinë dhe kush ia hapi rrugën në Shqipëri? 15 Nëntor 2026, 16:5816:58Dosja e zezë Elbasani në duart e krimit, dosja e SPAK që kërcënon kupolën socialiste 14 Nëntor 2026, 19:1519:15Dosja e zezë Veton Surroi hap dosjen e Baton Haxhiut: Nga takimet me sigurimin serb te korridoret e pushtetit në Tiranë 14 Nëntor 2026, 15:5515:55Dosja e zezë Misteri i daljeve dhe takimeve të fshehta të Erion Veliajt: Kallëzim ndaj drejtorit të paraburgimit të Durrësit 13 Nëntor 2026, 13:2513:25Dosja e zezë Kreshnik Bajraktari, “ustai” i Blendi Gonxhes që u hodh nga “prehri” i Lulzim Bashës tek transportet duke ndjekur paratë dhe pastruar dosjet 13 Nëntor 2026, 12:4212:42Dosja e zezë Nga tenderët, te lejet e ndërtimit dhe gjobat, Bashkia e Durrësit çerdhe aferash; privati akses të plotë në sistemin e taksave 12 Nëntor 2026, 16:0716:07Dosja e zezë

