Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Shumë respekt për News24, keni bërë një pasqyrim rekord”/ Avokati i protestuesve: Të rrëzojmë “Palloshin e Belindës”! Protestuesit 3 ditë në burg me urdhër të Ramës


Një prej avokatëve që është bashkuar me protestën në Tiranë ka reaguar për situatën e protestuesve të arrestuar, duke deklaruar se do të mbrojë një prej tyre.

Një prej avokatëve që është bashkuar me protestën në Tiranë ka reaguar për situatën e protestuesve të arrestuar, duke deklaruar se do të mbrojë një prej tyre. Avokati shprehu vlerësimin për televizionin News24 për pasqyrimin e protestës, ndërsa tha se ajo që po ndodh në Tiranë është një ngjarje e veçantë. “Shumë respekt për News24, keni bërë një pasqyrim rekord. Pres të mbroj një nga çunat, jam avokat dhe protestues”, u shpreh ai. Më tej, avokati e cilësoi protestën si një prej protestave më të bukura që ka parë, duke theksuar pjesëmarrjen e njerëzve me bindje dhe prejardhje të ndryshme. “Në Tiranë po ndodh mrekullia. Jam rritur me protesta që në vitin 1990, kjo është protesta më e bukur që po ndodh. Ka bashkim, diversitet dhe rryma të ndryshme, por me një qëllim, rrëzimin e ‘Palloshit të Belindës’”, deklaroi ai.

Avokati tha gjithashtu se ka qenë i pranishëm në protestën e natës kur u shënuan arrestimet, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është vepruar nga policia.

“Isha atë natë në protestë, i them policisë: Pse nuk jam edhe unë sot i arrestuar? Ka mungesë proporcionaliteti”, u shpreh ai.

Sipas avokatit, disa prej protestuesve vijojnë të qëndrojnë në burg prej tre ditësh, ndërsa ai e lidhi situatën me urdhra nga kryeministri Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb