Lajme Zone
Shumë larg gjurmëve të të atit/ Daniel Maldini ndërton rrugën e tij, ndryshon shtatë skuadra në tetë vite
SportTop Channel

Shumë larg gjurmëve të të atit/ Daniel Maldini ndërton rrugën e tij, ndryshon shtatë skuadra në tetë vite

Të mbash mbiemrin Maldini është një privilegj, por edhe një barrë e madhe. Ndryshe nga babai i tij legjendar, Paolo Maldini, Daniel po ndjek një rrugë krejt tjetër në futbollin italian.

Të mbash mbiemrin Maldini është një privilegj, por edhe një barrë e madhe. Ndryshe nga babai i tij legjendar, Paolo Maldini, Daniel po ndjek një rrugë krejt tjetër në futbollin italian. Paolo Maldini e kaloi të gjithë karrierën e tij te Milani, duke u kthyer në një nga ikonat më të mëdha në historinë e klubit dhe të futbollit botëror. Ai veshi fanellën kuqezi për më shumë se dy dekada dhe nuk luajti kurrë për një skuadër tjetër.

Daniel Maldini, megjithatë, u detyrua të largohej nga klubi ku u rrit për të ndërtuar karrierën e tij. Mesfushori ofensiv nuk arriti të siguronte hapësirat e nevojshme te Milani dhe zgjodhi të vazhdojë rrugëtimin në Serie A me skuadra të tjera, ku ka mundur të fitojë më shumë minuta dhe të afirmohet, ndërsa së fundmi ka firmosur për Cagliarin. Paolo and his son Daniel Maldini’s careers couldn’t be more different 👀

Both have had the honour of being capped by Italy at senior level, but one-club man Paolo dedicated his whole career to Milan, while Daniel had to leave his boyhood club in order to establish himself as a… pic.twitter.com/Su4FKpt6rY

— OneFootball (@OneFootball) August 7, 2026 Top Channel