Emri i Miguel Angel Felix Gallardo-s mbetet një prej më të përmendurve në historinë e trafikut ndërkombëtar të drogës, krahas figurave si Pablo Escobar. Felix Gallardo Felix Gallardo ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Ai ishte një prej emrave më të njohur të trafikut ndërkombëtar të drogës në histori. I njohur me nofkën “Kumbari” dhe “Bosi i bosëve”, ai ndërroi jetë në spital, ndërsa prej vitit 1989 ndodhej në paraburgim dhe më pas në burgjet shtetërore të Meksikës, raporton BBC.
Felix Gallardo ishte drejtuesi i kartelit të fuqishëm të Guadalajara-s, i cili dominoi trafikun e drogës në Meksikë gjatë viteve 1980, në kulmin e bumit të kokainës.
Ai konsiderohet si një prej personave që ndryshuan mënyrën e funksionimit të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, duke krijuar një aleancë mes organizatave kriminale kolumbiane dhe kartelit meksikan që drejtonte. Përmes bashkëpunimit me kartelet kolumbiane, veçanërisht me Kartelin e Medellín-it të drejtuar nga Pablo Escobar, Felix Gallardo organizoi një sistem ku kokaina prodhohej në rajonin e Andeve dhe më pas transportohej përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara. Pablo Escobar dhe Gallardo Në kulmin e aktivitetit të tij, vlerësohet se rreth 80 për qind e kokainës që hynte në SHBA vinte nga Karteli i Medellín-it, ndërsa organizata e Félix Gallardo-s luante një rol të rëndësishëm në transportimin dhe kontrabandimin e saj.
Ndikimi i Kartelit të Guadalajara-s nuk kufizohej vetëm te trafiku i drogës. Nën drejtimin e tij, organizata kriminale arriti të shtrinte ndikimin edhe në politikën meksikane dhe strukturat e zbatimit të ligjit, duke kontrolluar rrjete të tëra policore dhe duke ushtruar ndikim në nivele të larta të administratës shtetërore. Policia e burgjeve meksikane siguroi spitalin ku ishte shtruar Miguel Ángel Félix Gallardo në fillim të kësaj jave. Emri i Miguel Angel Felix Gallardo-s mbetet një prej më të përmendurve në historinë e trafikut ndërkombëtar të drogës, krahas figurave si Pablo Escobar. Sistemi i bashkëpunimit mes karteleve kolumbiane dhe atyre meksikane që ai ndihmoi të krijohej la gjurmë të thella në organizimin e trafikut të narkotikëve, shumë prej të cilave vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot. felix gallardo aleati i pablo escobar gijmnb47u1j41 4a4493e0 e169 11f1 89b7 092cfa4897c7jpg b9635e50 e14b 11f1 93e1 3b657b665bcfjpg Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Si shpreson Trump ta përdorë takimin me Xi dhe Putin për të rikthyer autoritetin e tij si president? 16 Nëntor 2026, 07:2007:20Rajoni dhe Bota E ardhmja e Izraelit në duart e Trump-it dhe partive arabe 15 Nëntor 2026, 22:4122:41Rajoni dhe Bota Spanja në alarm nga fluksi i emigrantëve, mbi 2 mijë mbërrijnë në Ishujt Kanarie brenda 48 orësh 15 Nëntor 2026, 22:2922:29Rajoni dhe Bota “Njeriu më i lumtur në botë” zbulon 9 sekretet e lumturisë, çfarë duhet të ndryshojmë në jetën tonë 15 Nëntor 2026, 22:2822:28Rajoni dhe Bota Britania drejt rikthimit në BE? Kryeministri Burnham rihap debatin për Brexit-in 15 Nëntor 2026, 22:1222:12Rajoni dhe Bota Ushtria e Putinit nën presion, humbjet ruse rriten dhe përparimi në front ngadalësohet 15 Nëntor 2026, 22:1122:11Rajoni dhe Bota

