Lajme Zone
Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral

CENSI i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjatë vitit 2026, duke u shtyrë për vitin e ardhshëm.

CENSI i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjatë vitit 2026, duke u shtyrë për vitin e ardhshëm. Procesi i regjistrimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral nuk mund të realizohet brenda këtij viti, për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion për përgatitjet.

Procesi, i cili synon të ofrojë një pasqyrë të plotë të gjendjes së bujqësisë dhe blegtorisë në vend, ishte parashikuar të niste në muajin tetor 2026, por është shtyrë sepse mungon buxheti.

Një prej faktorëve që ka ndikuar në shtyrjen e procesit lidhet me vonesat në përgatitjen dhe dërgimin në Kuvend të projektligjit për Censin e Bujqësisë. Ligji u miratua nga Kuvendi vetëm në korrik të këtij viti, duke lënë një periudhë të shkurtër për përgatitjet teknike dhe organizative. Top Channel